🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,932 ▼ -0.01% ETH $2,053 ▼ -0.27% XRP $1.3179 ▼ -0.17% SOL $80.3100 ▲ +1.29%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Në 1 qershor plazhet hapen për hotelet, pas datës 10 për të gjithë/ Autoritet licencues për plazhet private

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe më pas nga 10 qershori për të gjithë pa përjashtim”.

“Në 1 qershor do të hapen kufijtë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë në Dhërmi që i kishte ngritur e përzënë Policia e Shtetit. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet. Nuk ka asnjë vend që i ka hapur plazhet. Pse kur ne bëjmë të njëjtën gjë hidhen përpjetë më shpejt dhe më lart ata që kur janë jashtë shtetit nuk bëjnë as gëk as mëk”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “këtë javë ne mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, ku për shkak se jemi në këtë situatë parimin e ‘ranës së xanun’ me çadra dhe shezlongë do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Greqia ka vendosur t’i hap plazhet në korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende”, tha Rama.

Kryeministri informoi po ashtu se “këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues i plazheve për subjektet private”.

“Ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’i kalojnë bashkive si gjithmonë. Asnjë kontratë e mëparshme nuk do të njihet nëse nuk konfirmohet nga ky autoritet licencues dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkitë pa miratimin paraprakisht të këtij autoriteti licencues”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne duam që hoteleria shqiptare të punojë me fuqi të plota dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme, padrejtësisht me ofertën e shërbimit për plazh”.

“Ne duam që shqiptarët që duan të shkojnë në plazhe publike ta kenë këtë mundësi dhe askush të mos u vër taksën e të fortit apo të faktit të kryer. Duam që ky sezon të mos jetë i pamundur për sektorin, por njëkohësisht të mos na e bëjë të pamundur përballimin e  armikut të padukshëm”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.