Politika

Rama në Gjirokastër: Bashkëqeverisja me njerëzit për të realizuar gjërat që nuk janë bërë gjithë këto vite

Kryeministri Edi Rama vijoi të premten turin e dëgjesave në Gjirokastër, nga ku ritheksoi angazhimin e tij për “bashkëqeverisje me qytetarët dhe të bëjmë gjërat që s’janë bërë gjithë këto vite”.

Në fjalën e tij, pasi dëgjoi problemet dhe ankesat e qytetarëve gjirokastritë, kryeministri Rama theksoi se ajo që është arsyeja themelore sepse ne pas zgjedhjeve nuk shkuam me pushime, por vazhduam fushatën në formën e një komunikimi me njerëzit , është për të rritur ndjeshmërinë lidhur me domosdoshmërinë që ne të gjejmë një rrugë që këto probleme të trajtohen çdo ditë dhe si duhet.

Kreu i qeverisë  shprehu angazhimin për tu dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve  që mos të mbeten  më siç kanë mbetur mbrapa dyerve të zyrave të shtetit.

“Dhjetë vite më parë kjo ishte e vështirë, në mos e pamundur, por sot që ne kemi teknologji, që kemi mundësi të jemi në komunikim mjafton një celular, kompjuter”, nënvizoi Rama, duke shtuar se kush është i moshuar të drejtohet diku dhe të ketë në dispozicion dikë që ta ndihmojë për të çuar problemet deri në nivelin më të lartë.

Kryeministri Rama tha se “mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit, dhe në këtë shtresë ka elementë shumë problematikë”.

“Administrata jonë ka njerëz të aftë, të ndershëm por edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar sa më parë, por ata nuk luftohen dot as nga ju, as nga ne, por na nga ne dhe ju së bashku”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Duke iu drejtuar qytetarëve, kryeministri Rama tha se “po të dëgjoni të gjitha ankesat nga Kukësi në Sarandë , 95 për qind e problemeve të tyre nuk janë çështje buxheti, por çështje shkresash, ALUZINI, Hipotekash, gjykatash, etj”.

“Në Gjirokastër kemi hapur zyrën për shërbimet e përqëndruara, ajo zyrë do të fuqizohet dhe aty do të merren të gjitha shërbimet”, tha Rama.

Kryeministri Rama premtoi se do të bëjmë katërfishin që kemi bërë në këtë mandat për të gjithë qarkun e Gjirokastrës, sepse ka shumë potenciale për të shfrytëzuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button