🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,811 ▼0.2%
DOW 47,889 ▼0.62%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.17 ▼1.74%
ARI 4,786 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,113 ▲ +1.34% ETH $2,251 ▲ +1.46% XRP $1.3609 ▲ +0.27% SOL $85.3800 ▲ +1.69%
S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 % S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama, në grupin e PS: Rastet e montuara, shpifje të “Kinostudios Luli shpk”

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur kryesisht mbi akuzat dhe sulmet e pavend ndaj qeverisë, nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, edhe pse siç theksoi ai, të dhënat mbi numrin e vrasjeve janë ulur deri në përgjysmim, apo është pesëfishuar sekuestrimi i pasurive të atyre që kanë lidhje me krimin.
Duke u ndalur në rastet e shumta të denoncuara nga opozita, të cilat kryeministri Rama i ka quajtur si produkte të “Kinostudios Luli shpk”, ai ka theksuar se sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë apo individëve të veçantë të partisë në pushtet janë të pabaza.

“Në dritaret e SHQUP-it flitet vetëm për drogën dhe krimin, ndërsa tani kanë shtuar rëndshëm edhe shpifjet. Akuzat ndaj ministrit Xhafaj apo ajo ndaj kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, janë monstruoze. Sa i përket rastit Babale 1, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është veçse një aktor mjeran i paguar. Zullimi është edhe më i trashë sesa kaq, sepse Babale 1 nuk ra nga qielli. Megjithëse lojës po i vjen fundi, ka ende pjesë të pazbuluara nga Babale 1. Edhe rasti Babale 2, ai me Xhisiela Malokun do të rezultojë sërish një përpjekje e dështuar e opozitës. Mbrëmë, asaj vajze i është hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së të afërmve. Ajo vajzë u dhunua publikisht për ditë të tëra, ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta zbardhë deri në fund”, tha ndër të tjera Rama.

Sa i përket përfshirjes së Ballës në rastin e Xhisielës, Rama ka thënë se nëse ai rezulton të gjendet në ndonjë filmim, atëherë le të arrestohet. Përveç rasteve të fundit, Rama i është kthyer edhe çështjes së Saimir Tahirit, për të cilin tha se e ka përjashtuar nga jeta politike, derisa drejtësia të japë vendimin përfundimtar. E duke dashur të bëjë dallimin e qeverisë së sotme dhe asaj të mëparshme sa i përket reagimit ndaj denoncimeve, ai tha se sot djali i një deputeti është në burg, ndërsa vëllai i ministrit Xhafaj po vuan një dënim në Itali.

Rama pati edhe një akuzë për opozitën. “Sharlatanët e kanë katandisur Partinë Demokratike në një punishte që fabrikon shpifje, duke thirrur me lekë llumin”, është shprehur ai. Në mbyllje, ai theksoi se lufta me krimin do të pëshkallëzohet, pasi forca e ligjit nuk do të ndalet para askujt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.