☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.79 ▲8.64%
ARI 5,147 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,449 ▼ -0.84% ETH $2,026 ▼ -0.56% XRP $1.3706 ▼ -1.32% SOL $85.2400 ▼ -1.47%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.79 ▲8.64 % ARI 5,147 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Qeveritare

Rama në Lushnje: Duhet të jemi të aftë të thithim fondet e BE

Rama-me-fermere-525x350Kryeministrit Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ishin sot në Lushnje për lidhjen e kontratave të projekteve fituese të investimeve në bujqësi për këtë rreth.

“Në vitin 2015 fondi për fermerët do të jetë edhe më i lartë”, deklaroi Edi Rama në takimin me fermerët në Lushnje. Në fjalën e tij Rama tha se statusi kandidat i fituar nga Shqipëria në qershor të këtij viti, i jep mundësinë qeverisë për të aplikuar për fonde, duke shtuar se prioritet do të jetë thithja sa më e madhe e këtyre fondeve.

“Agjensia e Zhvillimit Bujqësor Rajonalë dhe drejtoritë e bujqësisë mision për të bërë të ditur këtë etapë të re. Vitin e ardhshëm fondi do jetë më i lartë. Na duhet të jemi të aftë të thithim fondet e BE. Statusi i kandidatit na jep mundësinë për të aplikuar për fonde. Sfida jonë ta bëjmë fermerin të aftë për të aplikuar. AZHBR instrumenti fillestar. Kontratat që do nënshkruhen sot produkti i një procesi historik që nis për fshatin”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Më tej kryeministri Rama tha se sot do të hapet një faqe e re për këtë zonë duke theksuar se ndër vite në emër të zhvillimit të bujqësisë janë zgjeruar kanalet e korrupsionit.

Ndërsa shpërndau kontratat e përfitimit nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori, Rama tha se numri i aplikimeve ka qenë i lartë si kurrë më parë, duke treguar sipas tij që fermerët janë gati për sfidën e ciklit të mbyllur.

“Për vite të tëra u abuzua me naftën. Ne emër të zhvillimit të bujqësisë u zgjeruan kanalet e korrupsionit. Sot hapim një faqe të re. Jo me lëmosha elektorale, apo klientele partiake. Sot nxisim shembujt e suksesit, për të nxitur punësim prodhim eksport. Numri i aplikimeve ka qenë si asnjëherë më parë. Kjo tregon se fermerët janë gati për sfidën e ciklit te mbyllur”, tha shefi i qeverisë

Kryeministri i Shqipërisë, u shpreh se “ka ardhur koha e aplikimeve dhe nxitjes me programe zhvillimi”, duke nënvizuar se “nuk duhet  investuar te mbijetesa por të zhvillimi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.