🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,828 ▲ +0.68% ETH $2,023 ▲ +1.77% XRP $1.3477 ▲ +0.53% SOL $83.1900 ▼ -0.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Ne nuk sulmojmë Presidentin, kemi vetëm keqardhje

Kryeministri-Edi-Rama17-525x350 Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pasditen e sotme në rrjetin social “Twitter” ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës.

“Kemi pasur qeveri që sulmonin presidentët, sot kemi një president që sulmon qeverinë! Po ne s’e sulmojmë, kemi veç keqardhje #Reformasndalet”, shkruan Rama në postimin e tij.

Më herët sot Kryeministri Edi Rama reagoi nëpërmjet rrjetit social “Twitter ndaj vendimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili riktheu sot për rishqyrtim në Kuvend disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”, të miratuara në parlament më 24 korrik.

“Keqardhje për Presidentin që mes inercisë së rrënimit të drejtësisë dhe reformës rrënjësore në drejtësi ka zgjedhur inercinë #Reformasndalet”, shkruante Kryeministri Rama në postimin e tij.

Ndërsa ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. “Keqardhje e thellë për Kryeministrin që beson se mund t’i ndikojë fatet e Kombit me 140 gërma. Keqardhje për qeverinë e Kryeministrit që nuk reflekton ndaj reagimeve të përsëritura të Gjykatës Kushtetuese. Keqardhje ndaj Kryeministrit qe flet për “mirëkuptim” dhe praktikon sherr, flet për Kushtetutë dhe e minon atë, flet per “liberalizëm” dhe aplikon autoritarizëm. Keqardhje për Kryeministrin që “inerci” dhe “rrënim” quan zbatimin e Ligjit, ndërsa “Reformë” plotësimin e tekave të tij”, shkruante Presidenti Nishani në një postim në “Facebook”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.