🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,691 ▲ +0.33% ETH $2,153 ▲ +0.24% XRP $1.4454 ▼ -0.4% SOL $90.4100 ▲ +1.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor: Të krijojmë klimë të mirë biznesi

aaaaNë zyrat qendrore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, në Londër nisi këtë të hënë punimet Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, një event ky që do të theksojë mundësitë e investimit në rajon dhe diskutojë për bashkëpunime të mëtejshme.

Presidenti i BERZH-it, Sir Suma Chakrabarti i cili hapi konferencën nënvizoi çështjet kryesore me çështjet kryesore. Samiti mblodhi bashkë kryeministrat e rajonit duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në samitin e BERZH-it deklaroi se Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces zhvillimi ekonomik, falë modelit të ri që ka vënë në funksion qeveria e tij.

Cbz_FmmWwAAbex8“Shqipëria është në një proces transformimi ekonomik. Modeli i sotëm mbështetet kryesisht tek eksportet”, tha Kryeministri Rama, duke shtuar se modeli i vjetër ekonomik mbështetej tek importet dhe remitancat. Kreu i qeverisë shqiptare informoi mbi një sërë reformash që po zbatohen në vendin tonë, si ajo në sektorin energjitik, për informalitetin në ekonomi, arsim, shëndetësisë, si dhe reformën territoriale. Duke folur për reformat, Rama u ndal tek reforma në energji, që sipas tij, falë punës së bërë ky sektor nga barrë është kthyer në kontribues për buxhetin e shtetit.

Kryeministri Rama vuri në dukje se kur mori drejtimin e qeverisë në 2013, e nisi detyrën me një rritje ekonomike shumë të vogël. Ndërsa sot, shtoi ai, rritja është 2.7 % dhe për këtë vit pritet të rritet mbi 3%.

“Në këtë model të ri që ne po sjellim, investimet e huaja janë jetike”, tha ndër të tjera Rama. Kryeministri Rama vuri në dukje se prioriteti i qeverisë së tij është promovimi dhe zhvillimi i sektorit privat, si dhe forcimi i bashkëpunimit me fqinjët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.