Qeveritare

Rama njësoj si para komisionit hetimor: Unë s’mbaj pëgjegjësi për hajdutët

Edi Rama i ka dredhuar pyetjeve të gazetarëve lidhur me vjedhjet spaktakolarëe që kanë ndodhur me ngritjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit dhe zhdukjen pa lënë gjurmë të atij të Tiranës. “Unë nuk jam llogaritar”, u përgjigj ai lidhur me shpërdorimet duke adoptuar të njëjtin qëndrim si gjatë pyetjes prej Komisionit Hetimor parlamentar për djegësat në mars 2022.

Lapsi.al i ka analizuar qwndrimet e atwhershme me kwto tw kwsaj tw hwne dhe ato ngjajnw si dy pika uji nw pwrpjekjen pwr tw shpwtuar veten.

Gazetari i BIRN, Vladimir Karaj e pyeti në mënyrë të drejtëpërdrejtë shefin e qeverisë se, sipas SPAK, 40 milionë euro, nga 60 milionë të tilla para publike të dhëna për inceneratorin e Tiranës, kanë përfunduar në llogaritë e personave në kërkim, ndërkohë që për koncesionin nuk është kryer asnjë punë. “Unë këto lojrat me shifra dhe kalkulatriçet popullore i shoh me shumë skepticizëm”, tha Rama duke e anashkaluar thelbin e pyetjes.

Pikërisht për këtë vepër korruptive ku kanë avulluar paratë, Edi Rama ka firmosur me shkrimiin e tij dhënien e një bonusi prej 8 pikësh për një kompani si Integrate Energie e cila ende nuk ishte e regjistruar si e tillë në shtetin shqiptar. Madje ai si kryeministër ishte në djeni të këtij fakti, pasi ish ministrja Ermonela Felaj kishte njoftuar me anë të një shkrese se, kompania nuk figuronte në QKB.

Pikërisht për këtë gazetrja Ambrozia Meta e pyeti: “A mbani përgjegjësi për firmën tuaj? Rama argumentoi se Firma e tij ishte rezultante e një sërë grupesh dhe ingranazhesh të administratës, që kishin dhënë më parë pëlqimin e tyre. “Firma ime është finalizimi i kësaj pune të shumë njerëzve që shpërgen për ta kthyer atë në vendim. Prandaj kjo pyetje është jashtë sferës së kompetencës sime”, bwri alibinë Rama, duke harruar se në këtë pikë ai dyshohet pikërisht se nuk ka përfillur mendimin e vartësve që e kishin paralajmëruar qw kompania që po favorizohej me bonus, nuk ekziston fare. Për këtë argument kryeministri u fsheh pas vartësve ministra, duke thënë se ky vendim ishte marrë prej të gjithë atyre. Në qeverinë time nuk merret asnjë vendim nëse gjërat nuk janë sheshuar më parë. Nuk ndodh në qeverinë time prej 10 vitesh që unë të imponoj një vendim të pa sheshuar më parë nga të gjithë meganizmat e diskutimit” u mbrojt ai. “Në fund fare, firma ime është vetëm zbardhja e vendimit që del nga një proces i gjatë ” i vuri pikë kryeministri.

Pra, sipas tij, nëse 40 milionë euro nga 60 milionë të dhëna nga qeveria kanë avulluar, Rama mbrohet me argumentin se ai nuk është llogaritar. Nëse dikush tjetër e pyet se pse firmosi për ti dhënë bonus një kompanie që nuk ekzistonte, ai pretendon se firma e tij është vetëm formalitet i një punë qe e kanë bërë të tjerë.

Po të shihet me vëmendje sjellja e kryeministrin, ngjan si dy pika uji me atë të një pandehuri para drejtësisë që pranon vjedhjen po shfajëson veten se nuk ka gisht në të. Ai nuk di as ku kanë shkuar paratë, as se çfarë i kanë servirur vartësit për të firmosur. Fiks këtë qëndrim Edi Rama pati mbajtur edhe kur u pyet nga Jorida Tabaku në komsionin hetimor parlamentar.

Pra ai vazhdon të qëndrojë në linjën, që edhe nëse hipotetikisht ka pasur abuzim apo korrupsion, ai nuk ka lidhje me to. “Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkepunim shumë të mirë…se çfarë ka bërë mbas shpinës time dhe të gjithë procesit, kjo nuk është një çështje që mund ta marri vesh kryeministri. Ai e merr vesh vetem kur është vetë pjesë. Ky nuk është rasti me mua as me mënyrën si punon kjo qeveri”, tha ai duke iu referuar akuzave të SPAK ndaj ish ministrit Lefter Koka.  Tashmë është e famshme edhe batuta e mëvonshme se  Arben Ahmetaj ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij. Që prej kohës së Komisionit Ram i referohet rëndom shprehjeve se “mishi është i dobët”, apo frazave si: “Jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh, aty ka dhe njerëz që korruptohen”.

Edhe në mars 2022 një pyetjeje të Tabakut ai iu përgjigj: “Vartesit nuk më kanë vënë në djeni se kompanitë e incenerimit nuk kishin kapitale të nevojshme….Unë nuk merrem me këtë pjesë. Ju i kërkoni kryeministrit gjëra që i kërkohen supervizorëve”. Ndonëse këtë herë fjalën supervizor e ndërroi me termin llogaritat popullor, kryeministri vazhdoi ta lërë përgjegjësinë te vartësit taman si një i pandehur që do të shpëtojë lëkurën e tij. Edhe para komisionit pati thënë: “I vleresoj ata që kanë bërë proceduarat, jam me ta, por nuk kam lidhje me procedurat e tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button