Politika
Rama publikon email-in personal: Këtu mund të më shkruani nëse kërkoni punë
Gjatë një diskutimi me një qytetare në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar emailin ku qytetarët mund t’i shkruajnë për hallet e tyre, por pse jo edhe për të gjetur një punë.
Ndërsa një komentuese i shprehte hallin e djalit të saj, të shkolluar jashtë shtetit, por pa mundësinë e gjetjes së një pune në Shqipëri, Rama i sugjeron ta provojë njëherë në kompani private dhe për më shumë ka publikuar emailin e tij, ku edhe mund ta kontaktojë.
“edirama@gmail.com” është emaili i publikuar nga kryeministri.