☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▲ +0.32% ETH $1,994 ▼ -0.19% XRP $1.3318 ▼ -0.6% SOL $82.1800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqipëria qëndrim të qartë publik për 5G, asnjë investim nga Kina

Kryeministri Edi Rama theksoi sot nga Gjermania në konferencën e përbashkët për shtyp me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i pyetur për marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Kinën se “Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet e rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë këtë shumë kohë më parë”.

“Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Nga ana tjetër po është e vërtetë ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet e këtij formati që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni ju këtë bashkëpunim kaq të ngushtë me Kinën, sepse për hir të vërtetës për arsye historike, psikologjike që unë besoj janë të të dy palëve, bashkëpunimi ynë është fare normal, krahasuar me vendet e tjera është krejtësisht jorelevant”, u shpreh Rama duke iu përgjigjur interesimit të medias.

“Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Mendoj se në botën ku jetojmë komunikimi më të gjithë pa përjashtim pavarësisht se mund të kemi qëndrime të kundërta është A-ja. Besoj se vendet demokratike që besojnë tek vlerat e dialogut, tek vlerat e bashkëjetesës paqësore e demokratike janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne në Shqipëri e kemi kaluar një kohë gati gjysmë shekulli me një regjim që gati si fliste askujt dhe i mbante qëndrim gjithë planetit dhe nuk i pamë hajrin këtij moskomunikimi. Mendoj që komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo”, tha Rama.

1 Koment

  • Seo guy 07 March 2023, 23:31

    Me ne fund edhe Shqiperia po shikohet me sy te mire nga Europa

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.