☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.68%
ARI 4,824 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,240 ▼ -4.38% ETH $2,198 ▼ -5.83% XRP $1.4664 ▼ -4.05% SOL $90.2600 ▼ -4.98%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Sistemi i arsimit të lartë largoi abuzivizmin dhe forcoi meritën

Kryeministri Edi Rama tha se proccesi i ri i futjes në Universitet ishte mjaft i suksesshëm, por kazani shpifës i opozitës dhe mediave që e shoqërojnë atë, trembën prindërit dhe maturantët që prisnin të rrinin pa shkolla.

Sipas Ramës, viktimat e bllofit politik ishin maturantët dhe prindërit. “Ankthi i tyre për të hyrë në shkollën e lartë u shoqërua dhe me një ankth më të madh të politikës së mbrapshtë dhe kazanit mediatik që e shoqëron. Si përherë kjo pjesë e politikës së mbrapshtë nuk dha asnjë alternativë, asnjë sugjerim, asnjë mundësi të re për të zgjidhur këto probleme që medemek paska pasur kjo reformë. Ky proces konfirmoi dhe njëherë moralin jo të pastër të kësaj politike të mbrapshtë e të deformuar. Opozita ndaj qeverisë është kthyer në një foltore nga kazani në kazan (duke iu referuar portaleve)”, tha Rama.

“Ata thanë se në vend të meritës do të vendoste partia, ryshfeti apo tarafi, por nuk është kështu, sistemi ri është tejet transparent. Kësaj radhë këtë proces të gjithë e ndoqën në transparencë të plotë. Ky sistem mbylli të gjitha shtigjet ku miku, partia, tarafi apo leku mund të ndërhynte, pra rezultati vendosi fituesin. Ata thanë se sistemi ri i votuar për të dëmtuar universitetin publik, duke favorizuar privatin. Por nuk është kështu, pasi dhe privatët ju nënshtruan të njëjtit proces. Faktori lekë pati 0 rol me këtë sistem të unifikuar hyrje në universitet. 81% e maturantëve janë regjistruar në universitet publike përballë 19% të atyre private”, tha Kryeministri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.