☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,578 ▲1.18%
DOW 53,061 ▲1.1%
NASDAQ 25,827 ▲1.78%
NAFTA 79.40 ▼6.22%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,912 ▲ +1.34% ETH $1,872 ▲ +0.89% XRP $1.0819 ▲ +0% SOL $73.7300 ▲ +0.86%
S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Arte

Rama: Sunny Hill mrekulli e vërtetë, solli rreth 50 mijë vizitorë në Prishtinë

Sunny Hill Festival ishte një sukses i madh për kryeqytetin, vlerësoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në natën përmbyllëse të këtij festivali duke vënë në pah numrin e madh të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Rama në një prononcim për KosovaPress, tha se festivali ka ndikuar në promovimin e Prishtinës dhe se shumë turistë kanë ardhur në kryeqytet pikërisht për këtë ngjarje.

“Sunny Hill-i ka qenë fantastik. Është një mrekulli e vërtetë. Një numër i madh i turistëve, pra njerëzve që vijnë prej vendeve të ndryshme të botës vijnë vetëm për Sunny Hill Festival. Edhe kjo është një gjë shumë e mirë për kryeqytetin. Sivjet po thonë që rreth 50,000 vizitorë edhe lokalë, edhe ndërkombëtarë, kanë ardhur për Sunny Hill. Tash jemi në natën e tretë sonte dhe sonte përfundon. Por ka qenë me të vërtetë një festival i mrekullueshëm. Prandaj falënderoj shumë edhe organizatorët. E kemi pasur edhe Duan këtu këtë kohë, pra për mbështetjen e saj, për përkrahjen që e bën çdo vit, edhe për organizatorët normalisht që e kanë bërë një punë të mrekullueshme. Edhe shumë njerëz që po i takoj, që janë prej vendeve të ndryshme, po thonë që është një prej festivaleve më të mira që kanë qenë ndonjëherë në jetën e tyre. Kështu që urime Prishtinë, urime Sunny Hill”, u shpreh Rama.

I pyetur nga KosovaPress se cili nga artistët i ka pëlqyer më shumë gjatë festivalit, Rama tha se të gjithë kanë qenë të mirë, duke përmendur edhe performancën e Martin Garrix.

“Oh, po këqyri, të gjithë kanë qenë fantastikë, tash mos t’i ndajë. Po normalisht, për shembull ky, Martin Garrix tash është… është fantastik. Tash po e dëgjojmë, që do me filluar Martin Garrix. Kështu që dëgjoni edhe pak, po presim edhe pak. Sigurisht ka me qenë më fenomenale. Por edhe më vonë do ntë ketë yje të tjera në zonën tjetër që janë të mrekullueshëm. Por përtej kësaj, janë njerëzit që e bëjnë atmosferën. Po e shihni një atmosferë super të mirë në Sunny Hill, në kryeqytet. Edhe kjo është ajo çka i jep shpirt Prishtinës, çka i jep shpirt vendit faktikisht. Kështu që duhet ne të investojmë edhe më shumë në art, në kulturë, në ngjarje, në festivale, të hapemi, sepse kështu e çojmë pak Prishtinën më mirë e më mirë, e shohim më shumë në botë. Edhe normalisht investimet e tjera që po i bëjmë në transport publik, në infrastrukturë, e të gjitha këto janë pozitive dhe janë më se të nevojshme që Prishtina me të vërtetë me qenë një kryeqytet evropian”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.