☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,704 ▲1.78%
DOW 53,304 ▲2.93%
NASDAQ 25,850 ▲1.88%
NAFTA 88.04 ▼8.38%
ARI 4,072 ▲3.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▲ +3.3% ETH $2,416 ▲ +5.44% XRP $1.3017 ▲ +1.7% SOL $94.8900 ▲ +1.52%
S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 % S&P 500 7,704 ▲1.78 % DOW 53,304 ▲2.93 % NASDAQ 25,850 ▲1.88 % NAFTA 88.04 ▼8.38 % ARI 4,072 ▲3.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Umerov emërohet kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme

KIEV, 3 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar kryenegociatorin Rustem Umerov në postin e kreut të ri të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës.

“Umerov, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e ministrit të Mbrojtjes, do të vazhdojë të jetë përgjegjës edhe për negociatat me Rusinë, të zhvilluara së fundmi nën ndërmjetësimin e SHBA-së”, njoftoi sot Zelensky.

“Umerov, i cili deri tani ishte sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, do të koordinojë gjithashtu eksportin e dronëve ukrainas dhe integrimin e tyre në sistemet e mbrojtjes të vendeve të tjera”, tha Zelensky gjatë një takimi me diplomatët.

Sipas raportimeve, Ukraina ka tashmë kontrata me nëntë vende për këtë fushë, ndërsa priten marrëveshje të tjera.

Posti i kreut të inteligjencës së jashtme është mbajtur për disa muaj nga një drejtues në detyrë.

Pas riorganizimit qeveritar, i cili u shoqërua me protesta në Ukrainë, Zelensky emëroi ish-ministrin e Brendshëm, Ihor Klymenko si sekretar të ri të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Klymenko ishte përmendur më herët si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar ministrin e njohur të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, shkarkimi i të cilit shkaktoi protesta në Kiev.

Protestat kundër ndryshimeve të diskutueshme në emërimet e zyrtarëve nga presidenti Zelensky, kanë vijuar prej disa javësh në Ukrainë.

Zelensky synon të emërojë Yevhen Khmara – kreun në detyrë të shërbimit të sigurisë SBU – si ministrin e ri të Mbrojtjes.

Për të hyrë në fuqi, emërimi duhet ende t’i paraqitet parlamentit dhe të miratohet prej tij. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.