☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,585 ▲1.28%
DOW 53,034 ▲1.05%
NASDAQ 25,862 ▲1.92%
NAFTA 79.59 ▼6%
ARI 4,094 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,695 ▲ +0.92% ETH $1,863 ▲ +0.23% XRP $1.0834 ▲ +0.3% SOL $73.5900 ▲ +0.75%
S&P 500 7,585 ▲1.28 % DOW 53,034 ▲1.05 % NASDAQ 25,862 ▲1.92 % NAFTA 79.59 ▼6 % ARI 4,094 ▼0.31 % S&P 500 7,585 ▲1.28 % DOW 53,034 ▲1.05 % NASDAQ 25,862 ▲1.92 % NAFTA 79.59 ▼6 % ARI 4,094 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Bota

“Sunday Times”: Phil Collins rrëfen dramën e jetës: Mjekët nuk ishin të sigurt nëse do të mbijetoja

– Legjenda e muzikës britanike, Phil Collins, ka bërë një nga rrëfimet më tronditëse të jetës së tij, duke zbuluar se ishte shumë pranë vdekjes pas një krize të rëndë shëndetësore të lidhur me varësinë nga alkooli.

Në një intervistë për “The Sunday Times”, 75-vjeçari tregoi se gjatë vitit 2024 u shtrua për shtatë muaj në një spital në Zvicër, pasi veshkat dhe organet e tjera nisën të mos funksiononin më.

“Veshkat e mia nuk po funksiononin më, ndërsa edhe organet e tjera po fillonin të dështonin. Njerëzit po vinin të më thoshin lamtumirë”, u shpreh Collins, duke shtuar se nuk mban mend asgjë nga ato momente, pasi ishte në gjendje kritike.

Sipas artistit, mjekët diskutuan edhe mundësinë e heqjes së aparaturave, që e mbanin në jetë, ndërsa menaxheri i tij kishte thirrur pesë fëmijët – Joely, Simon, Lily, Nicholas dhe Matthew – për t’i dhënë lamtumirën e fundit, nga frika se nuk do ta shihnin më gjallë.

Collins beson se konsumimi i tepërt i alkoolit, luajti një rol vendimtar në përkeqësimin e gjendjes së tij.

Ai pranoi se pinte gjatë ditës dhe se me kalimin e viteve kjo i shkaktoi dëmtime serioze në veshka.

Gjatë qëndrimit në spital ai u infektua edhe me COVID-19, gjë që e rëndoi më tej situatën.

Këngëtari dhe ish-lideri i grupit “Genesis” ka vuajtur prej vitesh edhe nga probleme të tjera shëndetësore, përfshirë dëmtime të shtyllës kurrizore, pesë ndërhyrje në gju dhe diabet të tipit 2, të cilat i kufizuan ndjeshëm lëvizjet dhe e detyruan t’i japë fund turneve muzikore.

Aktualisht, për të kujdeset një infermiere 24 orë në ditë.

Sot, Collins thotë se ndihet me fat që i mbijetoi kësaj sprove dhe se ka qëndruar larg alkoolit, që prej asaj krize shëndetësore.

Edhe pse gjendja fizike mbetet e brishtë, ai nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen t’i rikthehet studios, për të përfunduar projektet muzikore të lëna përgjysmë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.