🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.55 ▲3.34%
ARI 5,006 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,442 ▲ +0.69% ETH $2,321 ▼ -0.31% XRP $1.5298 ▲ +0.16% SOL $94.5800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Të vendosim rendin ligjor në aktivitetin ekonomik e tregtar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të enjten se “qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së re për vendosjen e plotë të rendit ligjor në hapësirën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar në vend”.

Kreu i qeverisë, ashtu si ministri i Zhvillimit Ekonomik një ditë më parë, në një takim me punonjësit e tatimeve dhe taksave, nënvizoi se aksioni i shtatorit ndaj bizneseve informale “nuk është betejë kundër biznesit, por një betejë për të mbrojtur konsumatorin nga ata që vjedhin paratë që i duhen shtetit për të ulur taksat”.

Por Rama nënvizoi se “ky operacion duhet bërë me respekt ndaj bizneseve”. “Të denoncohet çdo sjellje e padenjë e punonjësve të doganave e tatimeve. Falenderim për çdo biznes të rregullt dhe masë për atë që ka shkelur ligjet”, tha kryeministri.

“Fitorja e kësaj beteje është e barabartë me ulje taksash e rritje rrogash. Ulja e informalitetit është e barabartë me një hov të ri zhvillimi ekonomik e social”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.