Raporti i INSTAT: Rënie e kriminalitetit në tremujorin e parë 2017
Në raportin për kriminalitetin, Instituti i Statistikave ka evidentuar një rënie të lehtë të veprave penale në vend për tremujorin e parë të vitit.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në janar, shkurt dhe mars janë kryer 7.495 vepra penale, 3.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Gjithashtu, në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar 7.829 autorë veprash penale, 4.8% më pak se në 2016. Sipas raportit, pjesën më të madhe e zënë krimet kundër pasurisë dhe ato në sferën ekonomike, me 39.4 për qind.
Ndërkohë, krimet kundër autoritetit të shtetit llogariten në nivelin 35.8 për qind, ndërsa ato kundër personit zënë 20.3 për qind të totalit të veprave penale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.