Ekonomia

Raporti i konkurrueshmërisë së turizmit; na e kalojnë dhe vendet pa det

Shqipëria renditet e 98-a nga 136 vende të marra në studim në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për sa i përket indeksit të konkurrueshmërisë së turizmit. Megjithëse me një vijë të gjatë bregdetare dhe potencial për të zhvilluar turizmin, Shqipëria arrin t’ia kalojë vetëm Bosnjë-Hercegovinës në rajon.

Sipas treguesve në raportin e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria është më pak konkurruese krahasuar me rajonin për sa u përket çmimeve, transportit ajror dhe burimeve natyrore dhe kulturore. Në dy kategoritë e fundit janë marrë në vlerësim numri i atraksioneve natyrore dhe kulturore të njohura si trashëgimi botërore, numri i specieve të njohura, zonat e mbrojtura, numri stadiumeve dhe pallateve të sportit apo stadiumeve.

Sipas të dhënave në raport, mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Shqipëri përllogariten rreth 3.7 milionë, ku mesatarisht një turist shpenzon rreth 395 dollarë.

Industria përbën 6% të PBB-së së vendit dhe në total janë të punësuar 51 mijë individë apo 5.5% të totalit të të punësuarve në vend.

I renditur i pari nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi numëron 1.5 milionë turistë ndërkombëtarë, të cilët shpenzojnë mesatarisht 578 dollarë për turist. Në vendin fqinj, sektori i turizmit kontribuon në PBB-në e vendit me 11.3% dhe 10.3% e individëve janë të punësuar në turizëm.

turizem

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button