🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 101.00 ▼1.15%
ARI 4,697 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,484 ▼ -1.32% ETH $2,257 ▼ -1.19% XRP $1.4186 ▼ -1.43% SOL $90.9200 ▼ -3.95%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.00 ▼1.15 % ARI 4,697 ▲0.22 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.00 ▼1.15 % ARI 4,697 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Maqedonia

Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave

Veprim i vonuar ose mungesë e plotë e veprimit nga institucionet pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtave të qytetarëve, konstaton Ombudsmani në raportin për vitin e kaluar të prezentuar para deputetëve.

Edhe më tej më së shumti të drejtat shkelen nga gjykatat, ndërsa pothuajse në të gjitha fushat numri i rasteve të shkeljes së të drejtave është në rritje.

Kështu, nga mbi 2.900 lëndë që kanë mbërritur, 1.810 janë përfunduar, ndërsa në mbi 400 prej tyre është konstatuar shkelje.“Avokati i Popullit, duke vepruar sipas ankesave individuale, ashtu si edhe në vitet e kaluara, edhe në vitin e kaluar konstaton se procedurat në fushat kompetente zgjasin shumë dhe se nuk merret parasysh efikasiteti i procedurave, me ç’rast palët nuk marrin njoftime në kohë për statusin e lëndëve të tyre.”, – deklaroi avokati i Popullit, Faton Selami.

Opozita e lavdëroi raportin, por i vuri në dukje Ombudsmanit se nuk ka bërë mjaftueshëm për rastin në Koçan.

“Më tej ta mbani lëndën hapur, të keni komunikim me qytetarët që duhet të realizojnë të drejtat. Sidomos kujdesi ynë duhet të jetë i madh para së gjithash për njerëzit, të rinjtë që janë lënduar, disa prej të cilëve morën trajtim me vonesë, morën me vonesë mjete të ndryshme ndihmëse që të mund t’i përdorin gjymtyrët, në çfarë gjendje janë.”, – theksoi deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska.

Është shqetësuese që çdo e katërta ankesë është konfirmim i shkeljes, thotë deputeti Murat.

“Dhe se rreth 400 raste të shkeljes së vërtetuar janë pa përgjigje nga shkelësit, deri më sot ashtu qëndron në raport, nuk kemi përgjigje prej tyre.”, – u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat.

Raporti i Avokatit të Popullit këtë herë është përgatitur për vitin 2025, vit në të cilin për gjashtë muaj institucioni punoi pa një Ombudsman të zgjedhur. /rtvm2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.