“Meçollari është bërë tmerri dhe gjobvënësi i peshkatarëve dhe i operatorëve turistikë që vizitojnë Ishullin e Sazanit, të cilët pa paguar haraçin nuk mundet të dalin ne det. Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet për në ishullin e Sazanit. Jep dhe heq leje selektive për personelin që opërojnë në gadishullin e Karaburunit, sidomos është bërë pengesë për firmat e peshkimit. Emërimet e personelit bëhen sipas afrimitetit me Meçollarin dhe në mospërputhje të theksuara gradë-funksion,” shkruan ish deputeti.
Për të gjitha këto shkelje, përfundon Gjunkshi, duhet të nisin hetimet menjëherë. Artur Meçollari u lirua para dy ditësh nga detyra me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi kishte planifikuar zhvillimin e një dasme në anijen e rojes bregdetare. Kurse Mecollari u shpreh se urdheri per organizimin e dasmes ishte dhene nga nje funksionar i Ministrise se Mbrojtjes, pa ja permendur emrin. Mecollari eshte nje nga antaret e grupit negociator per marreveshjen e detit me Greqine.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.