☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.24 ▲1.86%
ARI 5,013 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $75,167 ▲ +3.6% ETH $2,361 ▲ +8.84% XRP $1.5422 ▲ +6.54% SOL $95.8000 ▲ +4.07%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.24 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.24 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Referendumi në PS, të shtunën do të votojnë 81.572 socialistë

Vetëm pak ditë përpara se anëtarët e Partisë Socialiste t’u drejtohen për herë të parë kutive të votimit për një referendum partiak mbi mandatin e kryetarit, deputetja socialiste Blerina Gjylameti bën një pasqyrë të përgatitjeve.

“Të 81.572 anëtarët do të votojnë në 383 qendra votimi. Për të qenë në përgjigje të problematikave që kanë zona të caktuara, apo njësi administrative të caktuara ku numri i anëtarësisë është më i madh, kemi ngritur edhe 15 qendra të tjera votimi”, tha Blerina Gjylameti.

Në votim nuk do të marrin pjesë ata që kanë hyrë në radhët e PS-së pas 31 dhjetorit të vitit 2015. Gjylameti i përgjigjet edhe akuzave të deputetit Ben Blushi, lidhur me moslejimin e vëzhguesve.

“Ndoshta është e vështirë, kur je vetëm 3 veta, të gjesh vëzhgues për 383 qendra votimi fikse dhe 15 të tjera që do të ngrihen. Vëzhguesit e Partisë Socialiste do të jenë atje dhe përsëri dua të siguroj se, mendimi dhe vendimi i çdo anëtari të PS-së do të jetë i shprehur qartë dhe, nga ana tjetër i numëruar qartë, sipas një procesi tërësisht transparent dhe demokratik”, tha më tej deputetja Blerina Gjylameti.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe pritet që vetëm mesditën e së dielës të dilet me një rezultat përfundimtar. Në referendum duhet të marrin pjesë minimumi 51% e anëtarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.