Politika
Referendumi, Rama: Shqiptarët të votojnë për Maqedoninë europiane
Pas mbledhje së qeverisë në Korçë, mes të tjerash, Kryeministri Rama u pyet edhe për referendumin që do të mbahet ditën e nesërme në Maqedoni për ndryshimin e emrit.
Kryeministri Rama u shpreh qartë, duke thënë se shqiptarët duhet të mbështesin marrëveshjen e Zaev me Greqinë për ndryshimin e emrit. Ai tha se shqiptarët duhet të votojnë për Maqedoninë europiane.
“Nesër çdo shqiptar të dalë në votim dhe të votojë për Maqedoninë europiane, Maqedoninë e gjeneratës tjetër. Çdo shqiptar duhet të kuptojë që nëse nuk shkon në votim tradhton fëmijët e tij”, tha Rama.