Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me
Gjermania dhe Franca kanë gati dokumentin për reformimin e shërbimit të jashtëm të BE, që do të lehtësonte zgjerimin e Unionit me vende kandidate si Shqipëria.
“Euractiv” raporton se ka parë një dokument konfidencial të Berlinit dhe Parisit, ku skicohet me detaje funksionimi i ri i Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit.
Dokumenti do të hidhet për diskutim brenda 2026, në Samitin europian para fundvitit. Në Bruksel, kjo shihet si një përplasje e madhe politike mes Gjermanisë, Francës, Presidentes së KE, Von der Leyen dhe Shefes së politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, kjo e fundit e vetmja që ka kundërshtuar planin franko-gjerman, për shkak të marrjes së kompetencave të saj.
Mesazhin e parë të forcës, Kallas e mori të hënën kur Gjermania dhe Franca i sabotuan bashkë me një grup vendesh të BE takimin për ngritjen e një grupi të nivelit të lartë për mbrojtjen europiane.
Gjermania dhe Franca synojnë ta zhbëjnë sistemin actual të politikës së jashtme të BE. Duke ia dhënë kompetencat Komisionit Europian. Në të njëjtën linjë, synohet heqja e vetos për vendet e anëtare të BE, për vendimet në politikën e jashtme. Vetoja të zëvendësohet me abstenim, dhe vendimet të kalohen me shumicë të kualifikuar ndër 27 vendet anëtare të BE.
Ky mekanizëm i ri, do të shmangte bllokimet që kanë penguar në të shkuarën BE, natyrisht edhe për zgjerimin. Kjo do i lehtësonte rrugën Shqipërisë apo dhe Malit të Zi, kandidatëve të tjerë nga Ballkani PErëndimor, apo Moldavisë dhe Ukrainës, të cilët më herët janë penguar nga një veto për të avancuar në rrugëtimin europian.
Megjithatë, Gjermania dhe Franca e kanë një plan te posacem edhe për zgjerimin e BE. Vendet kandidate sipas propozimit Macron-Merz do të hyjnë në fazën e integrimit gradual, qasje më të shpejtë në tregun e përbashkët europian apo lëvizje të lirë në zonën Shengen, por do të kenë kufizim të drejtash politike.
Kjo nënkupton që anëtarët e rinj të mos kenë menjëherë të drejtë vote të plotë apo të drejtë vetoje në institucionet e BE-së, për të mbrojtur balancën aktuale të fuqisë me 27 vota.
Dhe për Shqipërinë, kjo është në rregull!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.