☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e pushtetit gjyqësor do të zbatohet plotësisht, duke nënvizuar njëkohësisht se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit dhe duhet të bëhet me ligj.

Duke folur sot në Komisionin parlamentar, Gogu tha se qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë gjatë gjithë procesit: vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen dhe nuk relativizohen.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet. Nuk negociohet dhe nuk relativizohet”, u shpreh ministri.

Sipas tij, më 17 shtator Kuvendi do të shqyrtojë zgjidhjen ligjore, e cila duhet të respektojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por njëkohësisht edhe rregullat që lidhen me administrimin e financave publike.

“Pagat e pushtetit gjyqësor përcaktohen me ligj nga Kuvendi. Më 17 shtator, Kuvendi do të shqyrtojë zgjidhjen ligjore, në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me përgjegjshmërinë që kërkon çdo vendim mbi financat publike”, tha Gogu.

Ministri kërkoi gjithashtu që punonjësit e administratës gjyqësore dhe të prokurorisë të mos përfshihen në mosmarrëveshjen për pagat, duke theksuar se ata nuk janë palë në të dhe nuk duhet të mbajnë pasojat.

“Ata nuk janë palë dhe nuk duhet të mbajnë pasojat e saj”, deklaroi ai.

Në përfundim, Gogu e përmblodhi qëndrimin e tij në tre parime: respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, administrimin e parave publike vetëm sipas ligjit dhe respektimin e kompetencave kushtetuese të secilit institucion.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen. Paratë publike administrohen sipas ligjit. Secili ushtron kompetencën që i takon. Kështu funksionon shteti ligjor”, përfundoi ministri i Drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.