Politika

Reforma në drejtësi, Donald Lu takon Sali Berishën

Ndryshe nga takimet e tjera me ish-kryeministrin Berisha, ku ambasadori Lu, ka shkuar vetëm, në takimin e radhës zhvilluar mesditën e të martës, ai  shoqërohej edhe me shefin e OPDAT, Jon Simbert.

Në njoftimin dërguar medias, zyra e shtypit e ish-kryeministit thotë se qëllimi këtij takimi ishte dorëzimi i dokumentit të opinionit të Komisionit të Venecias të datës 26 shkurt 2016.

Ish-kryeministri citohet të ketë deklaruar se “dokumenti  i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe për të kompletuar reformën në drejtësi”.

Berisha, thotë njoftimi, shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni Venecias ka folur qartë se kjo njësi nuk mund të ndërtohet siç dëshironte Edi Rama, por sipas parimeve të hetimit të pavarur.

Në takim duke folur për situatën në Parlament, Berisha është shprehur se, nëse disa muaj më parë kishte shprehur mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ai e gjen shumë të vështirë pranimin e një Parlamenti të tillë, të përgjakur.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti ambasador i SHBA nese rreforma ne drejtesi paska mbetur ne doren e Sali Berishes, atehere mundet dhe themi se paske gjetur njeriun e duhur ,qe deri me sot e ka sabotuar dhekerkon ta coje ne kalendrat greke, KY duhej te ish mare i pandehur, me kohe per mbi njeqind akuza te bera publike ne shtyp, midis tyre ka akuza edhe per vepra penale. Este e drejta tuaj, ta takoni, pore e kete moster, ju i beni me shume dem rreformes dhe demokracise se sa mire. Ne qofte se Luli eshte kukull, kjo eshte per turpine asaj partie qe e ka lene drejtimin ne dore te Berishes. Edini ju zoti Lu, se cfare fyerjesh publike u ka bere femrave shqiptare Sali Berisha, ka fyer e share me fjalet me banale dherrugacerore, ish Kryeprokurores, Ina Rama, publikisht i tha Lavjere Bulevadi, motra, grate, nenat e kundershtareve politiki ne sallen e parlamentit, i ka share, fyer, sa vitin e kaluar deputetet femra te PS, smuaren pjese per dy jave rjesht ne punimet e parlamentit ne shenje. proteste nga fjalori banal i Saliut. Keshtu perpara se te kerkoi llogari, te tjereve, duhet te jape se ka share, fyer apo demtuar aq interesa individuale e kombatare, sa vetem byroja e hetimit, nese ndjek pervojen e Kroacise, Rumanise, dote mesoi populli, qe akuzat publike, ishin dhe jane te verteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button