Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.56 ▲1.93%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,540 ▲ +1.33% ETH $2,057 ▲ +2.74% XRP $1.3568 ▲ +1.53% SOL $84.3000 ▲ +2.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.56 ▲1.93 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.56 ▲1.93 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Regjistrimi i pronës/ Kim: Proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi, një takim me kreun e Kadastrës Shqiptare Artan Lame. Në fokus të takimit ka qenë progresi i bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore.

Sipas Kim zbatimi i ligjeve, proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime më të mëdha në vend.

“Sot u takova me drejtorin e Agjencisë Kadastrale, Lame, për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira”, u shpreh Kim.

“Ligjet dhe rregulloret e qarta, proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane në Shqipëri dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm për disa me mundësi të veçanta. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit.

Edhe Kadastra Shqiptare në një njoftim, informoi për takimin e Lames me ambasadorin Kim.

“Imagjinoni të shpjegosh në anglisht se çfarë është një “ish-pronar” apo çfarë është një AMTP. Këto m’u desh të bëja sot në një takimi të gjatë informues me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Surprizues durimi i saj për të dëgjuar shpjegime të hollësishme rreth situatës së trashëguar 30-vjeçare në fushën e pronave dhe zgjidhjeve të ofruara me ligjin e ri 20/20. E qartë kapja e thelbit të problemit nga ana e saj që “pa pronë të sigurtë nuk ka investime të sigurta”, u shpreh Lame.
“Me vëzhgimet e mprehta të ambasadores Kim, tani Kadastra Shqiptare ka një monitorues më shumë, por edhe një zë mbështetës më shumë në rrugëtimin e saj”, theksoi ai.

Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”  që u miratua në Parlament në mars të vitit të kaluar, parashikon që në një afat kohor prej 8 vitesh të mbyllë përfundimisht çështjen e pronësisë së tokës bujqësore.

Përmbyllja e këtij procesi është një garanci absolute për zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale për investimet e fermerëve tanë si dhe investitorëve të ndryshëm.

Gjithashtu ky ligj i hap rrugë mbështetjes financiare të fermerëve me grantet qeveritare apo fondet e programit IPARD, të cilat nuk mund të përfitohen nëse marrëdhënia e fermerit me tokën është e paformalizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.