Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,981 ▼ -0.12% ETH $2,052 ▼ -0.77% XRP $1.3157 ▼ -0.31% SOL $80.2400 ▲ +0.49%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Rekrutimet e Shtetit Islamik, në shënjestër edhe ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore

Kur diskutohet për militantët e Shtetit Islamik, bota hedh vështrimin nga Lindja e Afërt ose Afrika e Veriut. Por Shteti Islamik, sipas “Deutsche Welle”-s, po vë në shënjestër edhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore.

Prej muajsh – thotë ajo, – Rusia vështron me shqetësim sesi grupi i dhunshëm xhihadist i afrohet këtij rajoni. Rreziku që islamikët mund ta përdorin Afganistanin, si trampolinë për t’u përhapur atje, ka marrë “përmasa reale”, e për këtë e tërhoqi vëmendjen një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, që në fund të vitit 2015.

Moska i vështron Taxhikistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin, Kirgistanin dhe Kazakistanin, si zona nën ndikimin e saj. Veç kësaj, Rusia sheh rrezik për krahun e saj jugor dhe u ofron këtyre shteteve ndihmë ushtarake në kuadër të Organizatës së Marrëveshjes për Sigurinë Kolektive.

Të dhëna të besueshme për luftëtarët e IS nga Azia Qendrore në Siri dhe Irak nuk ka. Qendra e Nju Jorkut “The Soufan Group” e vlerësoi në dhjetor të 2015-s numrin e luftëtarëve të IS që vijnë nga ish-Bashkimi Sovjetik në 4.700 vetë gjithsej. Prej tyre, rreth 2.400 vetë janë shtetas rusë, shumica me origjinë nga Kaukazi Verior. Numri i tyre u trefishua në një vit. Nga Azia Qendrore besohet se janë 2.000 luftëtarë dhe tendenca është në rritje. Mes tyre, uzbekët dhe kirgizët, secili me 500 vetë, përfaqësojnë numrin më të madh të luftëtarëve.

Burime të tjera përmendin shifra edhe më të larta. Azia Qendrore, me një numër të përgjithshëm popullsie prej gati 70 milionë banorësh, po bëhet sot një zonë gjithnjë e më tërheqëse rekrutimi për IS. Në 5 ish-republika sovjetike sundojnë prej dekadash regjime autoritare, të cilat mendohet se bëjnë pjesë në më të korruptuarat e botës. Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë të mëdha të popullatës kryesisht myslimane jetojnë në varfëri të skajshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.