Te ndryshme

Reliket më të bukura në thellësi të deteve

Reliket e deteve janë thesare pa kohë, të cilat kurrë nuk e humbasin bukurinë e tyre, edhe pse ndryshken. Këto fotografi të realizuara nën ujë nga të pasionuarit janë një demonstrim i tillë

Fotot e relikeve nën ujë janë vërtet të bukura: nuk bëhet fjalë për imazhe të prodhuara nga versioni i fundit i software-ve, por për shkrepje nga bota e detit, të cilat fshehin peizazhe mbresëlënëse dhe një realitet që e ëndërrojmë në momentet e relaksit.

Këto janë ndër fotografitë më të bukura me reliket detare, të cilat duket se janë harruar me kalimin e kohës! Por për shumicën e romantikëve dhe aventurierëve, ato paraqesin një thesar pa kohë!

  1. Kittiwake në Ishujt Cayman (Kajman)

Kittiwake ka qenë një anije e përdorur nga marina amerikane për misione nëndetëse shpëtimi. Zyrtarisht Kittiwake doli “në pension” në vitin 1994. Ajo u transferua në Ishujt Cayman (Kajman) për qëllime turistike, ndërsa më pas u fundos në vitin 2011 në ujërat e plazhit “Seven Mile”. Kjo relike prej 76 metrash gjatësi paraqet një “pre” të lehtë për të pasionuarit e zhytjeve: në 20 metra thellësi mund të vizitohen me lehtësi pesë katet e anijes, kabina e drejtimit ku ende ekziston busulla dhe dhomat hiperbarike.

  1. Cormoran në Mikronezi

Anija Cormoran është shumë pranë relikes së “San Francisko Maru”, e cila gjendet e renditur më poshtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një anije të madhe prej 88 metrash gjatësi, por vlen të përmendet se vendi ku ajo gjendet është i vizitueshëm nga shumë të pasionuar të historisë. Cormoran u përmbyt në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1975 ajo u bë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Vendeve Historike.

  1. Eduard Bohlen në Afrikë

Kjo relike nuk gjendet poshtë ujit, por gjithsesi nuk është e lehtë për ta vizituar: autori i fotografisë ka thënë se për ta parë, iu desh të merrte një licencë dhe të shoqërohej nga një guidë në bordin e një automjeti të veçantë. Eduard Bohlen në fakt ngeci në rërën e “Bregut të skeleteve” afrikane (një plazh në Namibi, i quajtur kështu simbolikisht për nga shkretia që mbizotëron), në vitin 1909 për shkak të një mjegulle të dendur. Edhe kjo relike prej 95 metrash është vërtet mbresëlënëse: ajo gjendet 800 metra larg nga plazhi.

  1. Yongala në Australi

Kjo anije prej 107 metrash u përmbyt rreth 30 metra larg nga bregu australian. Thellësia dhe rrymat e forma, tipike të zonës, e bëjnë atë një “pre” vetëm për ekspertët. Në të jetojnë peshq të shumtë të bardhë, gjarpërinj detesh, breshka etj. Anija u fundos bashkë me pasagjerët në vitin 1911 prej një cikloni të madh. Mbetjet e saj u gjetën vetëm 40 vjet më vonë.

  1. Thistlegorm në Detin e Kuq

Thistlegorm zë vendin e relikeve më të pasura të këtij klasifikimi të veçantë: e fundosur në Detin e Kuq vetëm pas një viti nga përurimi, gjatë një udhëtimi që transportonte mallra nga Anglia drejt Afrikës së Veriut. Pjesa më e madhe e saj është ende e paprekur që nga viti 1940. E zbuluar më 1996, ajo ka mundur të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve.

  1. San Francisko Maru në Mikronezi

Edhe japonezja San Francisko Maru u fundos me ngarkesa të tilla si tanke, kamionë, municione etj. Në foto, për shembull, duket qartë një tank që i përket Luftës së Dytë Botërore. Më 1943, anija po udhëtonte në ujërat e Mikronezisë, kur papritmas u godit nga një minë. Që prej asaj kohe, relikja prej 135 metrash gjatësi gjendet në thellësinë e Oqeanit Paqësor dhe është një nga më spektakolaret.

  1. Generale Hoyt Vandenberg në Florida

Kjo anije, 160 metra e gjatë, u përurua me udhëtimin në vitin 1943 për marinën ushtarake, duke transportuar ushtarë përmes Oqeanit Atlantik. Kur doli në “pension” nga ushtria, u mor me qira nga disa bamirës nga Key West në Florida për ta përdorur në favor të rritjes së ekonomisë lokale. Ndërkohë, në vitin 1993 u përdor për xhirimet e një filmi të zhanrit fantashkencë.

  1. Coln në Skoci

Anija e fundosur Coln është një destinacion i mirë për zhytësit e patrembur: ajo gjendet 36 metra e thellë në ujërat e ftohta skoceze, ku edhe gjatë muajve të nxehtë të vitit, temperaturat nuk shkojnë më shumë se 15 gradë. Ajo u përdor për nevojat e Luftës së Parë Botërore, derisa u braktis në brigjet e Skocisë. Bëhet fjalë për një nga reliket më të vjetra ujore. E ndërtuar në shekullin XX, jehona e saj historike, për sa i përket brendësisë së saj, vazhdon ende e kësaj dite.

  1. Coolidge në arkipelagun oqeanik

E quajtur ndryshe Presidenti Coolidge, anija në fjalë është një nga më të gjatat në botë: e përfunduar në vitin 1993, ajo paraqiste një transatlantike luksi prej 200 metrash gjatësi. Ajo u përdor kryesisht si anije ushtarake, por pas disa vitesh u fundos për shkak të shpërthimit të disa minave. Që nga kohërat e dy luftërave botërore, relikja në fjalë gjendet në Espiritu Santo (Shpirtin e Shenjtë), një ishull në arkipelagun oqeanik. Ajo tashmë përbën një atraksion të mrekullueshëm: mund të arrihet që nga plazhi i ishullit deri në 20 metra thellësi.

  1. Titanik në Kanada

Në këtë klasifikim nuk kishte se si të mungonte një nga reliket më të famshme në botë, që për miliona adoleshentë të viteve ’90 u bë simboli i një prej historive më të bukura të dashurisë! Për ndërtimin e transatlantikes britanike u deshën 10 vjet, ndërsa ajo u fundos në vitin 1912 për shkak të përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit të saj “vajzëror”. Incidenti provokoi vdekjen e më shumë se gjysmës së pasagjerëve. Aktualisht gjendet në brigjet e Terranovës, një ishulli kanadez.

Burimi: Curiosone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button