Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,005 ▼ -0.14% ETH $2,054 ▼ -0.75% XRP $1.3167 ▼ -0.25% SOL $80.3000 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Remi: Mos e përdorni kohën e lavdisë, misioni i UÇK-së përfundoi në vitin 1999

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, i cili ka dorëzuar mandatin e deputetit, është përfshirë në debatin, lidhur me aktakuzat e reja ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Remi ka thënë se “thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:

“UÇK-ka përfunduar misionin me sukses në 1999.!

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë… tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës…

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.

Ne duhet të ndërtojm shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet.!”(sic.), ka shkruar Remi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.