🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rënia e euros po amortizon kostot e borxhit të jashtëm, 6 mln euro kursim në 3-mujorin e parë

Në tremujorin e parë të vitit 2023, shërbimi i borxhit të jashtëm i kushtoi qeverisë shqiptare rreth 91,5 milionë euro, nga të cilat 66.2 milionë euro ishin principal dhe 25.2 milionë euro ishin interesa.

Në tremujorin e parë nënçmimi vjetor i Euros ishte mbi 6%. Vetëm nga ky nënçmim qeveria shqiptare ka përfituar më shumë se 6 milionë euro për shërbimin e borxhit të jashtëm.

Në vitin 2022, shërbimi i borxhit të jashtëm ishte 419 milionë euro. Në këtë vit, euro u nënçmua ndaj lekut me rreth 4% duke amortizuar me rreth 16 milionë euro shërbimin e borxhit të jashtëm.

Analiza më të dejatuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e ekonomike e vendit dhe nënçmimi i euros ndaj lekut ishin faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e kostove të borxhit të jashtëm gjatë dekadës së fundit.

Aktualisht fitimet që po vijnë nga kursi i këmbimit po amortizojnë normat e interesit të cilat vitin e fundit ju rikthyen rritjes si një masë për frenimin e inflacionit nga bankat qendrore në të gjithë botën.

Shqipëria ka një ekspozim të lartë të borxhit të jashtëm në euro. Të dhënat e 3-mujorit të parë të këtij viti tregojnë se mbi 71% e detyrimeve të jashtme janë në euro, 13% në SDR (valuta e FMN), 10% në USD dhe pjesa e tjetër në valuta të tjera.

Ministria e Financave ndërkohë ka disa skenarë që parashikojnë zhvillimet në stokun e borxhit nga nënçmimi i mundshëm i monedhës vendase përtej pritshmërive, kundrejt monedhës euro ose monedhave të tjera, që përbëjnë portofolin e borxhit të huaj.

Nënçmimi i lekut do të kishte ndikim mbi trajektoren e nivelit të borxhit, duke ngadalësuar ritmet e uljes së planifikuar.

Normat më të larta të interesit të kombinuara me një nënçmim rreth 30% të lekut me euron mund të çojnë borxhin publik në rreth 75.% të PBB-së këtë vit në një skenar hipotetik ekstrem.

Borxhi publik në tema neto shënoi rënie për të dytin tremujorin radhazi në janar-mars 2023, e cila u reflektua edhe në përqindje të PBB.

Rënia e borxhit publik po favorizohet nga rritja e arkëtimeve buxhetore në njërën anë dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore në krahun tjetër.

Gjithsesi Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë nivelet më të larta të borxhit publik në Rajon, teksa FMN dhe Banka Botërore këshillojnë se ka ende hapësira për uljen e mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.