☁️
Tiranë 14°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,049 ▼ -0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3161 ▼ -0.25% SOL $80.4000 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Reportazhi i “Le Iene”, Policia e Kosovës jep sqarime

Pas reportazhit të publikuar mbrëmjen e së martës nga emisioni investigativ “Le Iene” në Itali, lidhur me atë që ata e konsideronin si kampi i rekrutimit të ISIS-it në Kosovë, ka reaguar Policia e Kosovës, e cila ka dashur të informojë në mënyrë të drejtë opinionin publik.
Lajmi i publikuar në lidhje me fshatin Debëllde, sipas Policisë së Kosovës nuk paraqet gjendjen reale në vend, kjo edhe për shkak të masave parandaluese të ndërmarra nga institucionet ligjzbatuese të Kosovës. Sipas asaj që thuhet në komunikatë, janë arrestuar personat e dyshuar se merreshin me rekrutim, por edhe atyre që kanë qenë pjesë e grupeve të caktuara që ndërlidhen me terrorizmin, masa këto që kanë rezultuar në pasjen e një gjendjeje krejt tjetër krahasuar me dy vite më parë.
Në parandalimin e ngjarjeve të tilla, si ajo që presupozohet që ka ndodhur në fshatin Debëllde, ka ardhur si pasojë e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, si në nivel qëndror, ashtu dhe në nivel lokal. Ndaj, gjendja aktuale në Kosovë paraqitet tepër e qëndrueshme, ndërsa çështja për të cilën përmendet fshati Debëllde – thotë policia, – i përket disa viteve më parë.
Sipas asaj që konfirmon Policia e Kosovës, as në Debëllde, por as edhe në ndonjë zonë tjetër të Kosovës nuk ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë kamp rekrutimi, siç thuhet në reportazhin e medias italiane, por pranohet se vite më parë ka pasur tentativa të shpërndarjes së ideologjive fetare, ndaj të cilave janë ndërmarrë veprimet e duhura nga vet institucioni i Policisë së Kosovës, duke korrur rezultate pozitive në parandalimin e akteve të ndërlidhura me terrorizmin, por edhe në arrestimin e personave të dyshuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.