🌧️
Tiranë 16°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,040 ▼ -3.2% ETH $2,177 ▼ -3.65% XRP $1.4077 ▼ -4.5% SOL $86.1300 ▼ -5.76%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Restaurimi i Kishës së Profetit Ilias në Lekël, rikthim i një monumenti kulture pas zjarreve

Nga Julia Vrapi

Kisha e Profetit Ilias, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar është përfshirë në një proces restaurimi. Kjo ndërhyrje në këtë monument kulture në Lekël, Tepelenë, në qarkun e Gjirokastrës, synon rikthimin e tij në gjendjen origjinale dhe ruajtjen e vlerave historike e arkitektonike. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, thekson se punimet konservuese përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të godinës.

Sipas tij, po realizohet një ndërhyrje e rëndësishme, që synon rikthimin e këtij monumenti në gjendjen e tij origjinale. “Ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Profetit Ilias, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar, përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale , duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike.

Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit”, shprehet ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në fshatin Lekël Kisha e Profetit Ilia që është shpallur monument kulture është e ndërtuar në vitet 1800. Ndërsa ky proces restaurimi në këtë objekt gjithashtu vlerësohet, si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës.

Trashëgimia kulturore

Kisha e Profetit Ilias është shpallur monument kulture nga institucionet tona për shkak të rëndësisë historike dhe arkitekturore. Një nga objektet që u dogj nga zjarret që përfshinë jugun e vendit vitin e kaluar tashmë është në një proces restaurimi, ku pritet që pas kësaj ndërhyrjeje të rikthehet në gjendjen origjinale. Por ndër të tjera ministri Gonxhja thekson rëndësinë e strategjive të mirëorganizuara dhe të koordinuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Ai thekson se mbrojtja e trashëgimisë nga rreziqet natyrore dhe ndryshimet klimatike si një prioritet i rëndësishëm. “Ky proces rimëkëmbjeje nënvizon edhe rëndësinë e strategjive të mirëstrukturuara dhe të koordinuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga rreziqet natyrore dhe ndryshimet klimatike. Përfshirja e sektorëve të ndryshëm, nga institucionet e trashëgimisë dhe emergjencave civile, te planifikimi territorial dhe bashkëpunimi solidar, janë thelbësore për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin e monumenteve, duke garantuar që këto pasuri të çmuara të ruhen për sot, për komunitetin, për interesin që ngjallin tek vizitorët vendas e të huaj, dhe për brezat e ardhshëm”, shprehet ministri Gonxhja në një reagim në rrjete sociale.

Ndërsa puna po vijon në Kishën e Profetit Ilias, ky proces restaurimi në këtë objekt thekson edhe një herë nevojën për bashkëpunim institucional në mbrojtjen e monumenteve të kulturës në vendin tonë që herë pas here përballen me dëmtime nga faktorë të ndryshëm. DRTK Gjirokastër që është përfshirë në këtë proces restaurimi të kishës është një institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe merret me mirëmbajtjen, ruajtjen, administrimin, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore , materiale e jo materiale në Gjirokastër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.