☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,601 ▲1.45%
DOW 46,350 ▲1.69%
NASDAQ 21,980 ▲1.54%
NAFTA 87.59 ▼10.83%
ARI 4,429 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,988 ▲ +3.35% ETH $2,150 ▲ +3.46% XRP $1.4382 ▲ +3.45% SOL $91.1300 ▲ +4.45%
S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 % S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Reuters: Vuçiq do garanci se Serbia hyn më 2025 në BE, pasi të bëjë marrëveshje me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të kërkonte garanci se vendi i tij do të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025 si pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Kosovën, e cila do t’u hapte rrugën të dy vendeve t’i bashkohen bllokut, raporton Reuters.

“Nëse arrijmë ndonjëherë marrëveshje (me Kosovën), Serbisë do t’i duhej një garanci e qartë që do të bëhet anëtare e BE’së më 2025”, ka thënë Vuçiq në intervistën për agjencinë britanike të lajmeve.

Vuciq mendon mund të duhen deri në 10 vjet për Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një marrëveshje për shkak të dallimeve të shumta mes vendeve.

Kosova dhe Serbia kanë nisur më 2013 një dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve.

Një takim i paraparë të mbahej javën e kaluar në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi e atij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili nuk u mbajt, do të shënonte fillimin e fazës së fundit të këtij dialogu.

Pala kosovare pret që dialogu të përfundojë me një marrëveshje, e cila do ta obligonte Serbinë ta njihte pavarësinë e saj dhe të mos pengojë anëtarësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.