☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.44 ▼0.31%
ARI 4,028 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,159 ▼ -0.18% ETH $2,323 ▼ -0.53% XRP $1.3008 ▲ +0.25% SOL $100.9500 ▼ -0.49%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Europa

ROMË – Meloni: E respektojmë vendimin e italianëve, por ne do të ecim përpara

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka pranuar humbjen në një referendum mbi planin e saj të reformës gjyqësore, i cili u pa si një provë e lidershipit të saj përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

”Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ishte deklarata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila postoi një mesazh video në rrjetet sociale lidhur me referendumin e sotëm.

Votuesit italianë hodhën poshtë një reformë gjyqësore kontroverse nga kryeministrja e krahut të djathtë, Giorgia Meloni, në një referendum që u pa si një provë kyçe për lidershipin e saj, sipas parashikimeve fillestare nga transmetuesit italian RAI.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që bazohet te televizioni shtetëror italian, RAI, nga pothuajse një e treta e qendrave të votimit të numëruara, 54,42 për qind e votuesve  kanë votuar “Jo” dhe 45,58 për qind kanë votuar ”Po”.

Këto rezultate bazohen në numërimin e votave nga më shumë se 17 000 nga 61 533 qendrat e votimit.

Një humbje në referendum do të ishte një goditje e madhe për Melonin, e cila ka udhëhequr një qeveri koalicioni jashtëzakonisht të qëndrueshme që nga tetori i vitit 2022.

Megjithatë, ajo ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes në rast të një humbjeje.

Referendumi dyditor shihet si një provë për lidershipin e Melonit përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të planifikuara për fundin e vitit 2027.

Të dy dhomat e parlamentit e kanë miratuar tashmë propozimin.

Megjithatë, meqenëse reforma kërkonte një ndryshim kushtetues, ajo iu nënshtrua votimt publik.

Reforma është një projekt qendror i koalicionit të Melonit, i cili ka qeverisur Italinë për tre vjet e gjysmë.

E djathta italiane ka kohë që pohon se pjesa më e madhe e gjyqësorit është e lidhur me të majtën, ndërsa opozita akuzon Melonin se po përpiqet të rrisë ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë.

Në zemër të reformës është një plan për të ndarë rrugët e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Gjithashtu do të prezantojë organe të reja vetëqeverisëse për të dy grupet, me parlamentin e përfshirë në emërimin e anëtarëve – duke u dhënë potencialisht politikanëve ndikim më të madh mbi vendimet për personelin./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.