Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,961 ▲1.09%
DOW 48,529 ▲0.64%
NASDAQ 23,596 ▲1.78%
NAFTA 92.09 ▼7.05%
ARI 4,860 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,759 ▲ +3.56% ETH $2,342 ▲ +5.13% XRP $1.3684 ▲ +2.32% SOL $85.2800 ▲ +2.65%
S&P 500 6,961 ▲1.09 % DOW 48,529 ▲0.64 % NASDAQ 23,596 ▲1.78 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,860 ▲1.94 % S&P 500 6,961 ▲1.09 % DOW 48,529 ▲0.64 % NASDAQ 23,596 ▲1.78 % NAFTA 92.09 ▼7.05 % ARI 4,860 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: Jemi dakordësuar në 15 pika me Iranin, jo armë bërthamore për Teheranin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur marrëveshje për rreth 15 pika të një marrëveshjeje të mundshme.

“Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore. Ata kanë rënë dakord për këtë”, u tha Trump gazetarëve në Florida.

Ai përsëriti një deklaratë të mëparshme se ishin zhvilluar bisedime “shumë të forta” me Iranin dhe tha se ka “pika kryesore marrëveshjeje, do të thoja, pothuajse të gjitha pikat e marrëveshjes”.

Trump tha se të dy palët ndoshta do të flisnin në telefon më vonë sot.

Ai shtoi se SHBA-të nuk po negociojnë me udhëheqësin e ri suprem të vendit, Mojtaba Khamenei, por me personin që ai beson se është figura më e respektuar në Iran.

”Si Uashingtoni ashtu edhe Teherani duan të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”, theksoi presidenti amerikan.

Më parë të hënën, Trump shkroi në Truth Social se po e shtynte kërcënimin e tij për sulme ushtarake ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë për shkak të “bisedave produktive” me Iranin.

Megjithatë, Irani e hodhi poshtë me shpejtësi pretendimin e Trump se të dyja palët kanë qenë të angazhuara në negociata për t’i dhënë fund luftës së nisur nga SHBA-të dhe Izraeli.

Të shtunën, Trump i kishte dhënë Teheranit një ultimatum për të hapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve ose për t’u përballur me sulme në shkallë të gjerë ndaj termocentraleve të tij./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.