Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,703 ▲1.07%
DOW 46,945 ▲0.83%
NASDAQ 22,405 ▲1.36%
NAFTA 95.34 ▼3.41%
ARI 5,001 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,790 ▲ +3.23% ETH $2,301 ▲ +9.87% XRP $1.5070 ▲ +6.53% SOL $93.8200 ▲ +6.97%
S&P 500 6,703 ▲1.07 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,405 ▲1.36 % NAFTA 95.34 ▼3.41 % ARI 5,001 ▼1.21 % S&P 500 6,703 ▲1.07 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,405 ▲1.36 % NAFTA 95.34 ▼3.41 % ARI 5,001 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Rezoluta e LSI-së: Bashkëpunim opozitar, bashkëpunimini me Rilindjen i pamundur

Konventa Kombëtare e LSI-së ka dalë me një rezolutë me tetë pika, nga dekriminalizimi, bashkëpunimi me Partinë Demokratike, por edhe mazhorancën.

 Rezoluta e LSI-së:
  1. Mandatojmë Kryetarin e Partisë, Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e LSI, që të jenë në krye të betejës për dekriminalizimin e politikës, të luftës së hapur ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
  1. Nuk do të pranohet asnjë aleancë me grupe apo individë në politikë, që kanë probleme me drejtësinë.

  2. Mbështesim plotësisht Kryetarin e Partisë dhe forumet drejtuese të LSI, që të drejtojnë Partinë në bashkëpunimin politik me parti, aktorë të shoqërisë civile e faktorë të tjerë politikë e shoqërorë të të gjitha niveleve,që janë të gatshëm për një opozitë të qartë e pa kompromis kundër qeverisë së Rilindjes. Bashkimi bën fuqinë!

  3. Aleancat antikrim dhe antidrogë nuk mund të pengohen kurrsesi nga asnjë ndasi ideologjike. Vendimarrja politike e Kryetarit, e KDK dhe e Kryesisë të përshtatet në varësi të zhvillimeve konkrete politike në vend,por në asnjë rast të mos pranohet asnjë marrëveshje apo kompromis me bashkëpunëtorët e krimit të organizuar dhe drogës.

5.Kanabizimi i vendit dhe vendosja e Shqipërisë në hartën e trafiqeve më të rrezikshme ndërkombëtare të drogës është projekti më kriminal me të cilin Rilindja nxiu e damkosi vendin. Konventa e denoncon njëzëri këtë projekt si antikombëtar, rrënues dhe të papranueshëm.

  1. LSI e ka propozuar dhe mbështet fort dhe pa asnjë hezitim heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar të shtetit! Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit!

  2. LSI do të mbështesë çdo prokuror, oficer të policisë gjyqësore apo gjykatës, që në bazë të ligjit kërkon të hetojë politikanë të cilitdo subjekt e grupim politik qofshin në maxhorancë apo opozitë.

  3. LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pamundur. Ai është një grup në funksion të interesave të krimit e drogës, të provuara këto gjerësisht. Bashkëpunim me socialistët e thjeshtë, por jo me Rilindjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.