☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.52 ▼0.85%
ARI 4,722 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,829 ▲ +2.05% ETH $2,140 ▲ +3.95% XRP $1.3549 ▲ +2.31% SOL $84.4000 ▲ +1.37%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.52 ▼0.85 % ARI 4,722 ▲0.94 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.52 ▼0.85 % ARI 4,722 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Ribashkimi i Gjermanisë, Merkel: Gjërat funksionuan mirë

Gjermania mbush sot një çerek shekulli si një komb i ribashkuar. Pjesa lindore dhe perëndimore e saj u bashkuan me 3 tetor 1990, duke përmbushur kështu një iniciativë të 11 muajve më parë kur lidershipi komunist i lindjes u detyrua t’i hapte murin e famshëm të Berlinit nga presioni i demostruesve të shumtë që ishin mbledhur pranë tij.

“Po ta marrim në tërësi gjërat funksionuan mirë” – tha kancelarja gjatë një videomesazhi në lidhje me datën e shënuar. Shumë njerëz u shpërndanë në gjithë territorin, treguan entuziazëm për ngjarjen, filluan të mësonin të punonin.

Vendi drejtohet sot nga dy lider që i përkisnin pjesës lindore të vendit siç janë kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i vendit që prej vitit 2012, Joachim Gauck.

Që prej ribashkimit, më shumë se 1.5 triliardë euro u financuan në pjesën lindore të vendit në mënyrë që ky rajon të ringrihej në të njëjtin nivel pas falimentimit të një industrie të vjetëruar. Edhe pse papunësia vijon të mbetet në nivele të larta në lindje, krahasuar me pjesën perëndimore, hendeku është ngushtuar ndjeshëm.

Premtimi o ish kancelarit Helmut Kohl se lindorët do të jetonin në ara të begata nuk duket aq larg ditët e sotme.  Por pavarësisht vështirësive që has vendi, të cilat janë pothuajse të pakonsiderueshme krahasuar me pjesën tjetër të kontinentit, Gjermania sot qëndron më e fortë se fqinjët e saj dhe më e vendosur duke rezultuar si fuqia ekonomike më e madhe në Europë dhe që vitet e fundit ka treguar edhe një ambicie në rritje në rolin e saj politik dhe diplomatik. Kjo reflektohet më së miri për udhëheqjen e reformave dhe shkurtimin e shpenzimeve në vende si Greqia për t’i shpëtuar krizës së Europës. Nga ana diplomatike gjithashtu vet Merkel dhe se qeveria e saj ka treguar zell në kontrollin mbi krizën e veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Dhe gjatë këtij viti, Gjermania duket se ka përballuar më mirë se çdo vend tjetër europian, misionin e saj për ndihmën ndaj krizës së refugjatëve sirianë, numri i të cilëve këtë vit pritet të kapë 1 milion të ardhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.