☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,808 ▼0.13%
DOW 47,614 ▼0.63%
NASDAQ 22,893 ▼0.04%
NAFTA 103.28 ▲6.95%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +0.79% ETH $2,202 ▲ +0.72% XRP $1.3368 ▲ +0.91% SOL $83.2900 ▲ +1.72%
S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Riformatim të Qeverisë për të amortizuar aferën e përgjimeve

Në Maqedoni nuk po përjashtohet mundësia e ndryshimeve të kabinetit qeveritar nga ana e kryeministrit Nikola Gruevski.

riformatim-t-euml-qeveris-euml-p-euml-r-t-euml-amortizuar-afer-euml-n-e-p-euml-rgjimeve_hdKjo bëhet e ditur sot nga gazeta “Utrinski” e cila shkruan se sipas informacioneve të qarqeve të politikës, kryeministri Nikola Gruevski mund të shkojë në riformatim të kabinetit qeveritar, për siç thuhet amortizimin e presioneve nga opinion lidhur me aferën e përgjimeve.

Siç shkruan gazeta, në listën e zyrtarëve të parë që do të shkarkoheshin do të ishin ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov.

Kryeministri Nikola Gruevski javën e kaluar i pyetur nga deputetët se a do të jap dorëheqje ministrja e Brendshme pas aferës së përgjimeve deklaroi se duhet të shihet se çfarë ka ndodhur, cilët janë analizat dhe më pas të sillet vendim.

Gruevski nga ana tjetër ka përjashtuar çdo mundësi për dorëheqjen e tij, transmeton Ina.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve gazeta përmend edhe ndërrimin e kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe se siç thuhet nuk përjashtohet mundësia që ky post ti takojë partisë shqiptare BDI.

Sipas gazetës, në BDI ndër ministrat që do të jenë në listën e atyre që duhet ndërruar janë ministri i Arsimit, Abilaqim Ademi dhe nuk përjashtohet edhe mundësia e largimit të ministrit të Ambientit jetësor, Nuran Izairi.

Edhe kjo javë pritet të jetë vendimtare lidhur me zhvillimet aktuale dhe tensionet në skenën politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.