☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,186 ▼ -2.34% ETH $1,995 ▼ -2.4% XRP $1.3368 ▼ -0.75% SOL $82.7800 ▼ -2.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rihapet gjyqi, kthehet alarmi për kullat te Diga e Liqenit

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kompanisë “Gener 2” për çështjen e ndërtimeve, poshtë digës së liqenit Artificial.

Sipas vendimit të Kushtetueses, gjykata e Apelit administrativ në Tiranë, duhet të vijojë gjykimin mes kompanisë “Gener 2” dhe bashkisë së Tiranës, dhe të dalë me një veprim konkret.

Gjykata urdhëron që ky proces gjyqësor të mos qëndrojë më pezull, por të vijojë të gjykohet.

Gener 2 kishte bërë ankim pranë kësaj gjykate, pasi Apeli administrativ në Tiranë ka pezulluar gjykimin.

Ndërtimet 17 katëshe (plus 3 nëntokë) te diga e liqenit artificial të Tiranës janë rikthyer disa herë në qendër të vëmendjes.

Avokatura e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes të Territorit, IKMT kishin kërkuar pezullimin e lejes së ndërtimit për këtë projekt që gërmon direkt poshtë digës.

Ky pezullim u vendos nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative të Tiranës, por pala e dëmtuar e apeloi.

Bashkia e kryeqytetit u ankua për konflikt të dukshëm interesi pas caktimit të treshes së gjyqtarëve të Apelit Administrativ

Kompania në fjalë, është pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj (në foto), që njihet si dhurues i apartamentit të familjes Berisha në rrugicat e hijshme pas ish-Piramidës, si dhe zyrës luksoze që Berisha përdor pas rrëzimit nga pushteti.

 


FOTO: Ndërtuesi Bashkim Ulaj gjatë përurimit të qendrës tregtare Toptani në Tiranë, 02 mars 2017

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.