Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,659 ▼ -1.66% ETH $2,076 ▼ -2.63% XRP $1.3915 ▼ -1.36% SOL $87.0000 ▼ -2.97%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rindërtohet segmenti “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”: 50 milionë euro për 2 kilometra!

Qeveria do të nisë në fund të vitit rindërtimin e 2 kilometrave të segmentit të parafundit të Unazës së Madhe të Kryeqytetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur  garën për rehabilitimin e rrugës nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri në rrethrrotullimin e Sheshit Shqiponja, punime të cilat parashikohen të realizohen në harkun kohor të 2 viteve.

Aksi i ri do të kushtojë 50 milionë dollarë dhe do të realizohet sipas standardeve dhe cilësisë që është përdorur edhe në pjesët e tjera të Unazës.

Burime zyrtare thanë se segmenti do të jetë në cilësinë e një autostrade, ku pjesët anësore të saj do të mbyllen për tu bërë të pakalueshme nga banorët e zonës, ndërsa për ta do të ketë mbikalime të dedikuara, në mënyrë që të evitohen aksidentet.

Ky është segmenti i parafundit i Unazës së Madhe. Pas tij mbetet për tu plotësuar rruga nga Sheshi Shqiponja për tek Bulevardi i Ri, por për të autoritetet po punojnë për të përgatitur projektin, ndërsa fondet do të alokohen me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në muajin Gusht ARRSH hapi tenderin për lotin që lidh zonën e Shkozës me Ali Demin dhe Kodrën e Prifitit dhe segementin mes Saukut, Farkës dhe që del më pas në Shkozë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.