☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.68 ▲8.4%
ARI 4,744 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -0.64% ETH $2,203 ▼ -0.8% XRP $1.3312 ▼ -0.18% SOL $82.4100 ▼ -0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.68 ▲8.4 % ARI 4,744 ▼0.91 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.68 ▲8.4 % ARI 4,744 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Risitë e Festivalit 56-të në RTSH, flet drejtori muzikor i festivalit Sokol Marsi

Sipas drejtorit muzikor të festivalit Sokol Marsi prurjet këtë vit reflektojnë një rikthim interesant të vemendjes së muzikantëve tek Festivali tradicional i fundvitit. “Pas një prurje rreth 70 këngë, që për mua është një risi, pasi pjesmarrja ka qenë në nivele të konsiderueshme, komisioni përzgjedhës pasi dëgjoi të gjitha këngët, vendosi për 22 këngë që për mua janë këngë finaliste” tha zoti Marsi për RTSH.

Por nga pikpamja muzikore cilat kanë qenë prurjet dhe çfarë ekuilibri është ruajtur mes artistëve të konfirmuar në skenë dhe artistëve të rinj, ishte pyetja e gazetares Mira Tuci. Në përgjigje Sokol Marsi tha se strategjia e stafit ka qenë që ne ta mbështesim festivalin në rikthimin e artistëve të mirënjohur të skenës së festivalit. Do të këndojë Redon Makashi, që ka munguar prej vitesh, ose Elton Deda, Eugent Bushpepa, Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, vëllezërit Prifti, vëllezërit Tukiçi etj.
Në përzgjedhjen e prurjeve muzikore këtë vit një vemendje e posaçme i është kushtuar edhe cilësisë së lirikave të këngëve.

“Neglizhenca që i bëjnë poetëve të mirëfilltë shqiptarë dhe teksshkruesve realë është një handikap i cili është zvogëluar në këtë festival” thotë anëtari i jurisë gazetari Ben Andoni.

“Risia e rikthimit të emrave të njohur është se ata kanë zgjedhur poezi që i shkon parametrave të tyre. Por ata duhet të jenë të parët që duhet të japin një shmbull emancipimi përsa i përket një poezie më të përpunuar dhe me parametra më të lartë” shton Andoni.
Fakt është që edicioni i 56-të i këngës në RTSH pritet të sjellë emrat më të njohur të muzikës shqiptare të cilët do të reflektojnë me materialet muzikore jo vetëm kreativitetin e tyre muzikor por edhe pasqyrimin e gjendjes ekzistenciale përmes të cilës kalon shoqëria shqiptare dhe komuniteti krijues.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.