Ristani: Brukseli vërteton lidhjen e Edi Ramës me krimin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se i ka mbajtur të fshehta problemet e Mark Frrokut me drejtësinë belge në mënyrë që të kishte deputetin në kontroll.
Ristani tha se tashmë me shkresën zyrtare të shtetit belg, vërtetohen lidhjet e Edi Ramës me krimin, të cilat sipas tij ishin denoncuar më parë nga Partia Demokratike.
“Edi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm. Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.
Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri”, tha Ristani.
Sipas tij “kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta”. Ristani theksoi se Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse PD-ja kishte folur disa herë për të shkuarën kriminale të Frrokut.
“Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.
Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe çështjet e tij të hapura me drejtësinë belge. Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit. Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Edhe njëherë ai e ka akuzuar Ramën se është arkitekt i skemës së fshehjes së dosjes së Frrokut dhe se ka bërë aleancë me krimin duke manipuluar drejtësinë.
“Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor. Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë”, tha Ristani.
Ristani, je bere si teneqe e prishur, cdo dite i bie fyellit ne nje vrime. SHkoni e diskutoni alternativa ne kuvend se si te behet me mire per ate popull dhe mjaft me me sharje, fyerje e shpifje, aq me teper kure ju vet kini qene i akuzuar e denuar nga gjukata sic eshte shkruar e folur me pare. Haroheni, smerni dot pushtetin me te shara e e shpifje. Beni reformat qe qe ka ndermare mazhoranca qe si bete dote per tet vjet dhe mos u merni me fjale rrugesh, se u pame , qe per tet vjet qeverisje nga Saliu e kriminalizuat shoqerine shqiptare dhe e vendoset vendin tone SHQIPERINE. NE VENDIN E PARE ME KRIM DHE KORRUPSJON NGA ME TE LARTIT NE EVROPE.
Ristan kush te nxori nga burgu dhe pse? qe nga ajo dite ke dhene prova per nje mercenar model,qe kerkon te mbulosh intrigat e tua, e ke kot, m…i me shure s’mbulohet,thote populli.
si nuk paska pik turpi ky kaq shpejt i harroj kutit e votimit