Kronika
Rivarrosen ushtarët grekë/ 193 të rënët në fushën e Sajmolës u vendosën në Këlcyrë
November 19, 2019
0 1 minute read
Eshtrat e 193 ushtarëve grekë pa identitet të gjetur në fushën e Sajmolës pranë Këlcyrës janë rivarrosur të martën në varrezat e të rënëve grekë në Këlcyrë.
Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 79 vite më parë gjatë luftës italo-greke.
Rivarrimi i tyre ka nisur në fillim të verës në Bularat dhe Këlcyrë dhe është shoqëruar me debate dhe kundërshti në të dy vendet. Më parë shoqata e familjarëve të të rënëve e akuzoi komisionin shqiptaro-grek se i kanë kryer ceremonitë në fshehtësi. Në të gjitha ceremonitë e rivarrimit numri i familjarëve ishte minimal edhe për faktin se pothuajse të gjithë rezultojnë pa identitet.
Numri i ushtarëve të varrosur pranë Manastirit të Shën Nikollës në Këlcyrë pas ceremonisë së sotme shkon në rreth 951 vetë ndërsa në total në të dy varrezat prehen eshtrat e rreth 1500 ushtarëve.