Robert Lewandowski dha një intervistë për mediet polake pas humbjes 0-2 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.
Në prononcimin e tij ylli polak theksoi se është turp ky rezultat.
“Ditët e fundit iu kushtuan përfaqësueses kombëtare, pasi në shtator kishim dy ndeshje per eliminatoret Euro 2024 qe ishin shume te rendesishme per ne”.
E para, pse një loje të dobët edhe, përfundoi me 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Kurse ndeshja tjetër me Shqiperinë, ishte një turp, pasi humbëm 0-2″-tha Lewandowski.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, polakët e pranishëm në sektorin mik të “Air Albanias”, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistente në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.