Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Roskam: Serbia po rrezikon stabilitetin në Kosovë

“Kosova po përballet me shumë sfida. Këto sfida po i shfrytëzon Serbia e cila e mbështetur nga Rusia, po rrezikon stabilitetin në Kosovës”.

Kështu tha për gazetën ‘Washington Examiner’, ligjvënësi amerikan Peter Roskam, i cili ka nënvizuar se “çështja e Kosovës do të vazhdojë të jetë në fokus të ligjvënësve amerikanë”, transmeton RTK.

Komisioni për Partneritet Demokratik është një komision mbipartiak në Kongresin amerikan që ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve me legjislaturat në demokracitë e reja.

Komisioni është i përbërë prej katër anëtarësh dy republikanë dhe dy demokratë. I kryesuar nga republikani  Peter Roskam, Komisioni ka vizituar ditë më parë Kosovën, Gjeorgjinë dhe Sri Lanka, tri vende këto, ku Rusia dhe Kina sfidojnë administratën e re të presidentit Tramp.

I pyetur nga Washington Examiner, lidhur me vizitën në Kosovë të këtij delegacioni prej katër kongresistëve amerikanë, republikani  Peter Roskam ka theksuar se Serbia po denigron dhe rrezikon stabilitetin në Kosovë.

“Kosova po përballet me shumë sfida. Ajo ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa kusht ka miratimin e Demarkacionit në kufirin me Malin e Zi. Opozita në kundërshtim ka hedhur gaz lotsjellës në parlament. Të gjitha këto i ka shfrytëzuar Serbia, e cila po merr mbështetje të madhe nga Rusia, por dhe nga BE-ja. Kjo i ka krijuar asaj mundësinë të jetë mjaft provokuese në raport me Kosovën, duke rrezikuar stabilitetin atje. Kosova është një vend i moderuar mysliman. Është shumë e vogël dhe me një popullsi prej vetëm 1.8 milionë njerëz. Por, nga ky vend i vogël, disa vjet më parë,  rreth 600 persona shkuan të luftojnë përkrah ISIS-it.  Me këtë rast Kosova ka ndryshuar ligjet, duke i shpallur këta luftëtarë të paligjshëm. Pra, në këtë pikë Kosova është një shtet model nga pikëpamja e  një vendi modern mysliman me të cilin Amerika ka marrëdhënie të mira dhe ndihmohet”, ka thënë kongresisti republikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.