🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,864 ▲ +0.36% ETH $2,052 ▲ +0.14% XRP $1.3167 ▲ +0.15% SOL $80.1200 ▲ +1.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Rrëfimet e para të dëshmitarëve pas sulmeve terroriste

Kanë mbërritur edhe dëshmitë e para nga Brukseli, nga njerëzit që ishin në metronë e Molembekut dhe Aeroportin e Brukselit, ku ndodhën shpërthimet terroriste mëngjesin e sotëm.

Një prej personave që ishte në metro mes lotëve tregon: “Isha diçka më shumë se 30 metra larg vendit ku shpërtheu bomba. Tre pjesëtarë të familjes time janë ende aty. Jemi duke pritur ndihmë, por nuk ka makina, barrela nuk ka më asgjë…”.

Një tjetër tregon se shpërthimet kanë ndodhur në dy ekstremet e metrosë: “Njëri shpërthim ndodhi majtas, e tjetri djathtas brenda në metro. Për fat, ambulancat dhe policia mbërritën menjëherë”.

Dëshmitari tjetër tregon se “isha 100 metra nga shpërthimit dhe ishte një tmerr”. Shoqja e tij rrëfen më pas: “Të gjithë ishin në panik, ishte tronditëse, fëmijët qanin, por tani gjithçka ka mbaruar dhe ne jemi këtu dhe kjo është e rëndësishme”.

Më i saktë në rrëfimin e tij është Alfonso, punonjësi i sigurisë së aeroportit të Brukselit, i cili është kthyer në heroin e ditës në kryeqytetin e Europës, pasi u ka shpëtuar jetën të paktën 7 personave.

“Kishte një goditje dhe më pas një njeri filloi duke bërtitur në gjuhën arabe dhe më pas … buum një shpërthim i madh. Njerëzit vraponin drejt ashensorëve. Dy të moshuar erdhën drejt meje. I shpëtova duke i vendosur në ashensor, por nuk donin të më linin të ikja. Donin që të zbrisja me ta. Por nuk mundesha. Kishte shumë rrëmujë. U ktheva pas për të shpëtuar njerëz të tjerë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.