☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.51 ▲2.76%
ARI 4,670 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,763 ▼ -0.48% ETH $2,109 ▼ -0.96% XRP $1.3162 ▼ -1.58% SOL $79.7800 ▼ -2.71%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.51 ▲2.76 % ARI 4,670 ▼0.32 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.51 ▲2.76 % ARI 4,670 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Rrëfimi tronditës i trafikantit: Emigrantëve u shiten organet

Ndonjëherë emigrantët nuk kanë paratë e as nuk dinë kujt t’i drejtohen për të paguar udhëtimin drejt Europës. Këta persona që nuk mund të paguajnë u dorëzohen autoriteteve egjiptiane, të cilët i vrasin për t’u marrë organet e për t’i shitur për një shumë prej rreth 15 mijë dollarësh.

Ky është aspekti më mizor që del në pah nga rrëfimet e Nuredin Atta Wehabrebi, trafikanti i parë i penduar i qenieve njerëzore, i cili prej një viti bashkëpunon me drejtësinë italiane. Mbi bazën e deklaratave të tij, policia ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të akuzuar për favorizim të emigracionit dhe krimeve të tjera.

Atta Wehabrebi ka ofruar gjithashtu detaje për organizatën në të cilën bënte pjesë dikur, e që sipas tij ka arkëtuar miliona euro nga biznesi i paligjshëm. Vetëm në verën e vitit 2015, grupi kriminal ka drejtuar zbarkimin e të paktën 6 anijeve, me të cilat mbërriten në Palermo mbi 4.000 emigrantë.

Sipas të penduarit, organizata operon si një rrjet i vërtetë kriminal me celula të shumta në territore të ndyshme, të cilave u caktohen detyra të posaçme për organizimin e udhëtimeve e favorizimin e hyrjeve klandestine të emigrantëve në Itali. Në një moment të dytë, organizohet largimi i tyre nga territori italian drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.