Rregullat e aksesorëve
Më poshtë mund të lexoni katër rregulla për kombinimin e aksesorëve.
1. Vendosni vathë me xhemper me ngjyra të ëmbla
Xhemper Phoebe Philo të bërë me dorë, plus një palë vathë të mëdhenj. Kjo dukje për pranverë 2015 tregon se s’keni nevojë për një “rast të veçantë” për t’i vënë në mënyrë sportive bizhuteritë tuaja të preferuara.
Zgjidhni një xhemper me ndonjë ngjyrë të ëmbël the kombinojeni me bizhu shumë të mëdhenj.
2. Ri-konsiderojeni qaforen e ngjitur për qafe
Riccardo Tisci në Givenchy demonstron skajin e vështirë të bizhuve të ashtuquajtura “princess” në koleksionin pranverë/verë 2015.
Qaforet që ngjiten në qafë janë një formë e fortë për t’ju bërë të shkëlqeni. Shtojnë një frymë “punk” e glamuroze në rast se i kombinoni me një palë pantallona lëkure të ngushtë, me një bluzë të stilit të thjeshtë dhe me një palë këpucë që përmbajnë dantelë. (Normalisht, ky kombinim vlen për në mbrëmje)
3. Rregull i bukurisë: lejoni bizhutë të flasin gjuhën e tyre
Kur është fjala për flokët dhe bukurinë, flokët e lëshuara në mënyrë të thjeshtë janë shumë në mode, transmeton Koha.net. Kjo shpjegon se flokët duhet t’i keni të pastra dhe të pastilizuara, një pudër të langët sa më të thjeshtë e efektive, pa vendosur makijazh në faqe, në sy apo buzë, lejoni bizhutë të flasin gjuhën e tyre të bukurisë.
4. Zbukurojeni kostumin tuaj që e keni të inspiruar nga veshjet për meshkuj
Rihanna nuk është një vajzë e cila trembet të shfaq një dukje të fortë në tapetin e kuq. Këtë e ka dëshmuar fustani nga Giambattista Valli që kishte veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, megjithatë është edhe një kombinim tjetër që kishte veshur në “after-party” që tërhoqi vëmendje. Dukja e saj me një kostum të zi të inspiruar nga një veshje për meshkuj i koleksionit Maison Margiela,
Rihanna na jep një leksion të mirë për thjeshtësi duke e kombinuar atë kostum me një palë vathë me diamante nga Chopard dhe një varëse me kristale nga koleksioni pranverë/verë Prada 2015 që e lehtëson dhe e feminizon veshjen duke lehtësuar kështu edhe bipolaritetin e veshjes dhe duke përçuar një elegancë të shkëlqyer. Provoni të vendosni një qafore mbi veshje, do të duket më bukur se sa e vendosur direkt në lëkurë.