🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.87 ▼15.12%
ARI 4,844 ▲3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,900 ▲ +4.5% ETH $2,241 ▲ +6.41% XRP $1.3799 ▲ +4.48% SOL $85.6900 ▲ +7.13%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Rrëmbimi i djalit të El Chapo-s, publikohen pamjet

Arsyet e rrëmbimit të 16 njerëzve nga një resort turisik në Meksikë nuk janë më mister, pasi autoritetet bënë me dije se mes të rrëmbyerve ishte djali i super trafikantit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Foto të siguruara nga kamerat e sigurisë janë bërë publike pak orë pas rrëmbimit të Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeç, i cili ishte një prej 6 anëtarëve të kartelit Sinaloa që u rrëmbyen nga banda rivale Brezi i Ri i Xhaliskos në resortin turistik të Puerto Vallartas.

Babai i tij, tashmë në burg, udhëhoqi kartelin Sinaloa prej vitesh dhe besohet se Jesus Guzman është një prej anëtarëve kryesorë të tij. Edhe ky i fundit kërkohet nga SHBA.

6 anëtarët e Sinaloas u rrëmbyen bashkë me njerëz të tjerë në një restorant në Puerto Vallarta dhe fillimisht autoritetet nuk dinin arsyet e këtij gjesti. Por, zbulimi se mes të rrëmbyerve ishte Jesus Guzman duket se nxorri në dritë arsyet. Nuk dihet me siguri, por mediat raportojnë se mes të rrëmbyerve mund të jetë edhe një djalë tjetër i Guzmanit, Ivan Guzman.

Sipas policisë, viktimat e rrëmbimit kishin mbërritur në Puerto Vallarta nga zona të ndryshme të Meksikës për të festuar. Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se ky rrëmbim mund të ashpërsojë luftën mes dy karteleve të drogës, që prej kohësh përballen për kontrollin e rrugëve të drogës në bregdetin e Paqësorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.