🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,643 ▼ -3.17% ETH $2,051 ▼ -5.47% XRP $1.3501 ▼ -4.37% SOL $85.8600 ▼ -6.28%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Rrëzimi i avionit, rinis operacioni i kërkimit

Operacioni i kërkimit dhe rekuperimit të pjesëve të avionit të Germanwings të rrëzuar një ditë më parë në alpet franceze me 150 persona në bord ka rinisur, por terreni i thyer malor i vështirëson së tepërmi përpjekjet e gjetjes së pjesëve të Airbusit të copëtuar, ndaj zyrtarët paralajmërojnë se mund të zgjasë për disa ditë.

1427268195operacioni-alpetVendi i rrëzimit është rrëpirë e thellë mes Digne-s dhe Barcelonnette-s. Zonën e tragjedisë pritet ta vizitojnë udhëheqësit e tre vendeve të përfshira në fatkeqësi: Gjermania, Franca dhe Spanja. Airbusi A320, fluturimi 4U 9525, i nisur nga Barcelona drejt Dyseldorfit, u përplas në tokë pas një pikiate prej 8 minutash.

Informacionet fillestare përfshinin disa deklarata të zyrtarëve të aviacionit francez se pilotët kishin dërguar thirrje për ndihmë, por me kalimin e orëve u bë e qartë se një kërkesë e tillë nuk kishte mbërritur kurrë. Dhe pikërisht kjo intrigon ekspertët e fushës.

Një rënie prej 9.753 metrash, 8 minuta tmerri për pasagjerët dhe ekuipazhin dhe asnjë sinjal për ndihmë: zbardhja e arsyes përse gjatë atyre çasteve dramatike nuk u dërgua kurrë një thirrje e tillë, është detyra kryesore e hetuesve. Zyrtarët besojnë se 67 prej personave në bord ishin gjermanë, përfshirë 16 nxënës që ktheheshin nga një udhëtim shkëmbimi eksperience në shoqërinë e dy mësuesve. Adoleshentët ishin vonuar e mund ta kishin humbur fluturimin, por falë një gjesti mirësie, u lejuan të ngjiten në avion.

Mbi 40 pasagjerë besohet të kenë qenë spanjollë, të tjerët ishin australianë, turq, danezë, holandezë dhe belgë e sipas ministrit të Jashtëm të Britanisë, në bord mund të ketë pasur edhe disa anglezë.

Në sajë të helikopterëve, një ekip i ndërhyrjes së shpejtë mbërriti në zonën e aksidentit të martën e arriti të gjente njërën prej dy kutive të zeza të avionit. Edhe pse i dëmtuar keqas, regjistruesi i zërit pritet të japë informacione të vyera mbi këtë aksident misterioz.

Rekuperimi i regjistruesit të të dhënave nga ana tjetër do të jetë prioritet i kërkimeve përgjatë ditës së sotme. Germanëings, një kompani “low-cost” e kontraktuar prej linjes më të madhe ajrore Lufthansa, ka një historik sigurie të shkëlqyer, e së bashku, liderët francezë, spanjollë e gjermanë shprehën një tronditje të thellë nga lajmi i këtij aksidenti.

Rindërtimi i parë i ngjarjes tregon se avioni është ngritur nga Barcelona në 9 të mëngjesit me orën lokale. Për një arsye ende të pazbardhur e të pakuptueshme, sipas ekspertëve, ai papritur nis të ulë shpejtësinë e humb lartësi, pastaj vjen rënia e frikshme për 8 minuta të gjata. Kontakti me radarët francezë humbi në 9 e 53 minuta. Përplasja me tokën ishte aq e fortë sa depozita e karburantit, praktikisht, është shpërbërë e tëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.