☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.20 ▼0.66%
ARI 4,617 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,128 ▲ +2.31% ETH $2,079 ▲ +3.5% XRP $1.3419 ▲ +0.25% SOL $83.9300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.20 ▼0.66 % ARI 4,617 ▲1.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.20 ▼0.66 % ARI 4,617 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në Indonezi, të paktën 30 të vdekur

Të paktën 30 persona janë vrarë kur një avion ushtarak indonezian, i përdorur kryesisht për qëllime transporti, është rrëzuar në tokë pak momente pas ngritjes në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në ishullin e Sumatrës, ku avioni ka shpërthyer duke u kthyer në një top zjarri në afërsi të një zone të banuar.

Avioni i tipit “Hercules” u përplas me një hotel dhe disa shtëpi në qytetin Medan, në veri të ishullit, – bënë me dije autoritetet lokale.

“Informacionet e fundit që kemi flasin për 30 të vdekur. Por numri mund të rritet”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Hisar Turnip, një zëdhënës i ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Bilanci i viktimave mund të rëndohet, pasi autoritetet ende nuk e dinë me saktësi numrin e viktimave që ndodheshin në avion apo në tokë, në momentin që ai u përplas.

Avioni ishte nisur nga baza ajrore e Medanit për në ishujt e largët Natuna dhe u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes në ajër.

Foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë turma të mëdha njerëzish, por edhe shërbimesh të emergjencës që janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes, ku vihet re tym i zi dhe flakë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.