☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.30 ▲1.27%
ARI 4,543 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,834 ▼ -2.06% ETH $2,117 ▼ -3.48% XRP $1.3802 ▼ -3.08% SOL $84.4100 ▼ -2.89%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.30 ▲1.27 % ARI 4,543 ▼0.41 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.30 ▲1.27 % ARI 4,543 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten eksportet me 16,9% në prill, lufta rikthen kërkesën për mallrat shqiptarë

Lajmet Kryesore Nga Vendi Tregtia e Jashtme

Rriten eksportet me 16,9% në prill, lufta rikthen kërkesën për mallrat shqiptarë

Share Share Icon

Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse dhe në prill, për të katërtin muaj radhazi, pas një periudhe të gjatë rënie. Tendenca pozitive u ndikua nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, kryesisht nafta e favorizuar nga çmimet e rritura nga kriza si dhe industria mbështetëse automotive.

Ndërkohë, grupi më i madh dhe punëdhënësi kryesor, ai i tekstileve dhe këpucëve ka vijuar tendencën rënëse.

Sipas INSTAT, në prill 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 34.9 mld lekë, duke u rritur me 16%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Gjatë muajit Prill 2026, në rritjen e eksporteve prej 16,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +9,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje, etj. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,2 pikë përqindje, etj.

Për katër mujorin, tendenca u kthye pozitivë për të dytin muaj radhazi. Sipas INSTAT, për periudhën janar-prill 2026, eksportet ishin 125,2 miliardë lekë, me një rritje prej 4.9 % me bazë vjetore. Edhe për katër-mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë dhe ushqimet.

Fasoni thellon rënien

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar muaj radhazi me rënie. Sipas eksportuesve, kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Edhe fillimi i luftës në Lindjen e Mesme ka ndikuar psikologjikisht kërkesën për veshje, duke e ulur më tej atë. Në prill, eksportet e këtij grupi ranë me 6.1%. Për katër-mujorin shitjet e tekstileve e këpucëve zbritën në 33.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej  -5.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar hyri në fuqi dhe paga e rritur minimale prej 50 mijë lekësh, nga 40 mijë lekë që ishte më parë, me fasonin, që është sektori që ndikohet më shumë nga kjo lëvizje, për shkak se rritet kosto e punës.

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 28% të totalit.

Lufta “ndihmon” eksportet e naftës

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 8.3 miliardë lekë në prill 2026, me një rritje të fortë prej 54% me bazë vjetore. Përmirësimi është ndikuar si nga energjia, për shkak të eksporteve që u favorizuan nga moti me reshje, ashtu dhe nga nafta. Sipas “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, eksportet kanë qenë pozitive në prill, si rrjedhojë edhe e çmimit dukshëm më të favorshëm më të favorshëm. Për katër mujorin, ky grup eksportoi 29.4 miliardë lekë, me një rritje prej 23.4%. Vetëm në prill, rritja ishte 54%. Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 23.3% të totalit.

Ushqime pije e duhan, vijon efekti i përmbytjeve

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur  pozitivisht prill pas një rënie sistematike në 4-m,uajt e parë 2026 nga përmbytjet e shumta. Në prill eksportet e këtij grupi shënuan 5,4 miliardë lekë me rritje vjetore 8.4%. Për katër- mujorin eksportet e ushqimeve janë më rënie vjetore -2.9 %

Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave. Për tre mujorin, ky grup ka eksportuar 12 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.3%.

Materiale ndërtimi e metale me rritje në prill

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin 2025  me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grup-mallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend.

Megjithatë, në mars-prill, grupi i kthye rritjes, duke u zgjeruar me 48% në prill. Për katër mujorin, eksportet ishin 18.5 miliardë lekë, me rritje  prej 11,1% me bazë vjetore.

Industria mbështetëse automotive, me ecurinë më pozitive këtë vit

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me ecurinë më pozitive në katër muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-prill shitjet e tij arritën në 14.5 miliardë lekë, me një rritje prej 11.3%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Ngushtohet deficit tregtar në prill

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 44,1 mld lekë, duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe me 7,4 %, në krahasim me Mars 2026.

Në Prill 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 34,9 mld lekë, duke u rritur me 16,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6,8 %, në krahasim me Mars 2026. importet e mallrave arritën vlerën 79,0 mld lekë, duke u rritur me 4,4 % në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 1,6 %, në krahasim me Mars 2026.

Gjatë muajit Prill 2026, në rritjen e importeve prej 4,4 %, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,5 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,4 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje, etj.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Prill 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2025 janë: Kosova (26,0 %), Gjermania (28,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: italia (3,8 %), Spanja (20,6 %), etj. Në muajin Prill 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2025 janë: italia (3,1 %), Kina (18,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Turqia (0,8 %), Gjermania (3,6 %), etj. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zë në 53,8 %, të gjithë tregtisë. Në Prill 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 62,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,1 % të importeve gjithsej.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply Cancel reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.